Maska e artë për fytyrën do t’iu japë rezultate mahnitëse

Nuk është e nevojshme të paguani shuma të mëdha parash siç bëni në sallonet e bukurisë. Këto produkte natyrale mund të gjenden lehtësisht dhe të japin rezultate mahnitëse në lëkurën tuaj. Ju mund të bëni këtë maskë të artë në shtëpi me 5 hapa të thjeshtë.

Hapi 1: Pastrimi

Përbërësit që iu duhen:

Qumësht i papërpunuar

ujë trëndafili

Përzieni në një tas 1 lugë qumësht të papërpunuar me gjysmë luge ujë trëndafili.

Aplikojeni këtë në fytyrën tuaj me ndihmën e një pambuku. Lëreni sa të thahet dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë .

Hapi 2:Trajtimi  me avuj

Bëni një trajtim me avuj për fytyrën tuaj për 5 minuta

Hapi 3: Bëni këtë skrab për fytyrën

Përbërësit që ju duhen

gjysmë limon

1 lugë  sheqer

mjaltë

Në një tas hidhni 1 lugë lëng limoni. Më pas shtojini dhe një lugë  sheqer dhe mjaltë.

Përziejeni mirë të gjitha derisa skrabi të jetë gati. Aplikojeni këtë në fytyrën tuaj dhe masazhoni në lëvizje rrethore për 2 minuta. Lëreni për 5 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrën.

Hapi 4: Masazhi

Për këtë ju nevojitet vetëm vaji i  kokosit. Masazhoni fytyrën me vaj kokosit për 10 minuta.

Hapi 5: Përgatitja e maskës përfundimtare

Do t’ju duhet

1/2  lugë gjizë

1/2 lugë shafran i indisë

1/2 lugë vaj kokosit

1/2 lugë lëng limoni

1/2 lugë mjaltë

Përziejini mirë të gjithë përbërësit e mësipërm derisa të përfitohet një masë homogjene. Aplikojeni këtë në të gjithë fytyrën tuaj dhe  lëreni për 20 minuta të veprojë dhe pastaj shpëlajeni fytyrën. Rezultatet do t’i ndjeni po atë ditë./tesheshi.com/