Auto Dak
Auto Dak

Martesë e detyruar: kërkim për 11-vjeçare malazeze “të çuar” në Kosovë

Një rast i martesës së detyruar për të mitur u raportua në Drejtorinë e Policisë malazeze, dhe bëhet fjalë për një vajzë 11-vjeçare nga Mali i Zi e kontraktuar për martesë në Kosovë.

Fana Delija nga Qendra për Iniciativat e Romëve shprehu shpresën e saj që vajza, e cila është në territorin e Kosovës, të kthehet në Mal të Zi sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Shpresoj që do të përgjigjemi shpejt dhe në mënyrë adekuate, duke pasur parasysh që vajza tashmë ka filluar një jetë martesore”, tha Delia, duke shtuar se rasti ishte raportuar të premten dhe se për momentin ata nuk kanë asnjë të dhënë për atë që po ndodh me vajzën.

“Ne presim që vajza të kthehet nga Kosova”, tha Delija.

Ajo theksoi se gratë rome janë të vetëdijshme për raportimin e rasteve të martesave të detyruara.

“Nga 83 raste të raportuara në Qendrën për Iniciativat e Romëve, më shumë se 50 raste janë raportuar nga vetë gratë”, tha Delija, raporton RTCG. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts