728 x 90 Leaderboard

Deklarata: martesat gej “në kuadër” të reformës në drejtësi, falë Zotit Kushtetuta nuk ndryshoi

Me anë të një titulli sinjifikativ, Forumi Musliman i Shqipërisë, ka përshëndetur faktin që ai nen kushtetues, i cili tij, por dhe disa zërave të tjerë publik e politik, i hapte rrugë martesave gej, nuk do të ndryshohet në amendimet kushtetuese që do të ndodhin të enjten paradite në kuadër të miratimit të reformës në drejtësi.

Me anë të një deklarate, ky forum i shpreh mirënjohje rolit të luajtur nga deputetja Mesila Doda e qëndrimeve “pro” tyre të dyshes së deputetëve demokratë, Jorida Jabaku dhe Helidon Bushati.

Deklarata:

Falë Zotit, Kushtetuta e Shqipërisë nuk ndryshoi dhe për momentin amendimi i nenit 18/2 u hoq nga paketa e Reformës në Drejtësi, si diçka që nuk ka lidhje me këtë Reformë.

Kryesia e Forumit Musliman të Shqipërisë u angazhua gjallërisht për të penguar një të keqe të mundshme, duke u përpjekur kundër këtij amendimi, që do të sillte pasoja të dëmshme për të gjithë shoqërinë shqiptare.

Megjithatë na duhet të falënderojmë të gjithë ata deputetë që u përpoqën drejtpërdrejt në ndalimin e këtij amendimi, Znj. Mesila Doda me të cilën kemi pasur kontakte nëpërmjet mesazheve dhe PDIU.

Po ashtu falënderojmë edhe deputetët, znj. Jorida Tabaku dhe z. Helidon Bushati, të cilët u takuan me një përfaqësi të FMSH-së dhe sekretarin Roald Hysa dhe dhanë garancitë e tyre nën titullin personal, por edhe të forcës që përfaqësojnë PD, që do të luftojnë për të hequr këtë pikë nga paketa e Reformës në Drejtësi.

Po ashtu nuk mund të lemë pa përmendur edhe qëndrimet e komuniteteve fetare, të cilët ushtruan presion të madh, dhe një pjese të shëndoshë të shoqërisë civile, që ushtruan presion pozitiv mbi opinionin dhe deputetët.

E gjithë shoqëria shqiptare tregoi një maturi duke mos e pranuar amendimin e këtij neni. Ne jemi të bindur se ishte edhe vetë shoqëria shqiptare, që nuk i përkrah gjëra të tilla, pavarësisht presionit të jashtëm që iu bëhet politikanëve tonë në emër të “më shumë të drejtave të njeriut”, apo se “nuk do të na fusin në BE”. Po ashtu na duhet të vërejmë që ndoshta për momentin ky problem u mbyll, por jo edhe përpjekjet e aktorëve të LGBT për të arritur lehtësime të tilla juridike.

/tesheshi.com/

 

 

 

Related posts