Auto Dak
Auto Dak

Marrëveshja Rama-Meta, reagon Basha: peshku është qelbur nga koka me kohë

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, komentoi për gazetarët arritjen e marrëveshjes për vazhdimin e koalicionit Rama-Meta, duke iu referuar vendit të takimit të një mbrëmje më parë, në “Markatën e Peshkut” pranë Pazarit të ri.

“Komentet për markatën e peshkut merrini tek tregtarët e peshkut. Peshku është qelbur nga koka me kohë”, tha Basha.

Komentet e kreut të Opozitës vijnë pas lajmeve që u referohen burimeve për mbylljen e një marrëveshjeje të re katërvjeçare mes PS-së dhe LSI-së, pikërisht gjatë darkës katër-orëshe prane Pazarit të ri. Burimet thonë se brenda kësaj marrëveshje të re, është rënë dakord edhe për presidentin e ri, për të cilin palët rezervohen të japin detaje, por gjasat janë që të zgjidhet një figurë e rëndësishme që garanton konsensus dhe besueshmëri. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts