Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Marrëveshja Izrael-Emirate: flet Bahreini, heshtje e plotë nga Saudia

Mbreti i Bahreinit, Hamad bin Isa Al Khalifa, përshëndeti dhe vlerësoi me sukses historik marrëveshjen e arritur kohët e fundit për normalizimin e marrëdhënieve midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit.

Agjencia e Lajmeve Bahreini (BNA) raporton se mbreti i këtij shteti të Gjirit foli në telefon me Princin e Kurorës të Emirateve të Bashkuara, Mohamed bin Zayed dhe e uroi atë për arritjen e një marrëveshjes në fjalë, e cila pati një ndërmjetësim të forta amerikan.

Mbreti Bin Isa tha se marrëveshja midis Emirateve dhe Izraelit është një hap historik përpara që do të fuqizojë përpjekjet e paqes dhe do t’i hapë rrugën e stabilitetit në Lindjen e Mesme.

Dy ditë më parë, ishte presidenti Trump që kumtoi plot entuziazëm mbi marrëveshjen

Edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ishte një sukses historik.

Emiratet e Bashkuara Arabe u bënë kështu vendi i tretë arab që njeh dhe krijon lidhje me Izraelin, pasi Egjiptit (1979) dhe Jordanisë (1994).

Sakaq, Turqia e kundërshtoi ashpër marrëveshjen, duke e konsideruar atë si tradhëti për kauzën palestineze nga ana e Emirateve. Nga ana tjetër, nuk ka asnjë reagim nga Mbretëria Saudite, e cila, e ka si Emiratet e si Bahreinin aleatë në bllokadën kundër Katarit. Riadi gjithashtu, ka fërkime të mëdha me Ankaranë. /tesheshi.com/        

auto pjese dak

Related posts