Maqedonia ndryshon emrin, “qetësohet” Perëndimi: në pritje të Athinës


Brukseli e ka pritur me entuziazëm votimin e parlamentit maqedonas që u hapi rrugë ndryshimeve kushtetuese në funksion të Marrëveshjes së Prespës, duke finalizuar ndryshimin e emrit nga Maqedoni në Republika e Maqedonisë Veriore.   

Dyshja Mogherini – Hahn, përcollën menjëherë  përgëzimet e tyre.
“Ne përgëzojmë parlamentin për votimin mbi ndryshimet kushtetuese. Ky është një hap i rëndësishëm në zbatimin e marrëveshjes historike të Prespës”, tha Mogherini dhe Han në një deklaratë të përbashkët.

Zyrtarët e BE vlerësoi se liderët politikë të Maqedonisë dhe qytetarët kanë treguar një vendosmëri për të kapur mundësinë “unike dhe historik” për të adresuar një nga “problemet më të vjetra në rajon” dhe për të ecur përpara me vendosmëri me Bashkimin Evropian.

“BE fuqimisht e mbështet këtë marrëveshje, e cila është një shembull i pajtimit në rajon dhe në të gjithë Evropën”, thanë zyrtarët e BE.

Zyrtarët e BE-së thanë se janë në pritje të zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Prespës, të arritur midis Athinës dhe Shkupit për emrin e ardhshëm të Maqedonisë, e ku BE-ja vazhdon të mbështesë plotësisht Maqedoninë në arritjen e qëllimit të saj strategjik – integrimin në BE.

Gjithashtu, edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg përgëzoi Shkupin.

“NATO mbështet fuqishëm zbatimin e plotë të marrëveshjes, i cili është një kontribut i rëndësishëm për një rajon të qëndrueshëm dhe të begatë”, tha Stoltenberg.

Edhe kryeministri grek Alexis Tsipras “ka përgëzuar kolegun nga ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (IRJM), Zoran Zaev në përfundimin e suksesshëm të rishikimit të Kushtetutës së IRJM, në bazë të Marrëveshjes së Prespës”, AKSH.

Mediat e Athinës kujton se “Greqia dhe IRJM nënshkruan një marrëveshje historike në qershor 2018, duke zgjidhur çështjen që ka qëndruar prej kohësh në mes të dy vendeve” dhe se kjo marrëveshje “duhet të ratifikohet në parlamentet e të dy vendeve”.

Ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Jess Baily, tha se “ne jemi duke pritur padurim për të mirëpritur Republikën e Maqedonisë Veriore si anëtar 30-të të NATO-s dhe për të vazhduar partneritetin tonë të fortë në promovimin e stabilitetit dhe prosperitetit në të gjithë rajonin”.

“Shtetet e Bashkuara përshëndesin vendimin e deputetëve maqedonas. Kur procesi të përfundojë me ratifikimin nga Greqia, kjo marrëveshje përfundimisht do të zgjidhë një mosmarrëveshje për emrin që ka bllokuar gjatë qytetarët maqedonas nga realizimi i synimeve të tyre për t’u bashkuar me NATO dhe BE”, tha ai. /tesheshi.com/


auto pjese dak

Related posts