Manchester City gati për çmendurinë e rradhës: 400 milionë për Messin

Nëqoftëse ekziston një klub që mund ta blejë Lionel Messin, ai është pikërisht Manchester City. Klubi nga ishulli është i gatshëm të paguajë klauzolën prej 250 milionë euro që e liron argjentinasin nga kontrata me Barcelonën dhe t’i ofrojë një kontratë tre vjeçare, me ç’rast futbollisti do përfitonte 1.310.00 euro në javë.

E përditshmja britanike “The Sun”, ka shkruar sot se klubi nga Etihad është i gatshëm për çfarëdo pazari. Madje pas përfundimit të aventurës në Europë, Messi do mund t’i bashkohet skuadrës amerikane New York City, klub në pronësi të “qytetarëve”, madje me kontratë të njejtë sikurse në Manchester City.

Në qoftëse ky operacion do të dështojë, citizens do hidhen në aksion për të peshkuar yllin tjetër të Barcelonës, Neymar. Për brazilianin, klubi anglez ka të gatshme 190 milionë euro që të paguajë klauzolën e tij.

Një gjë është e sigurtë, merkatoja e verës do jetë më e nxehtë se kurrë.

/tesheshi.com/

Related posts