Mallëngjyese! Fjalët prekëse të një babai për vajzën e tij: ti, bekim nga Zoti…

Çdo prind ka një yshtje të brendshme për të kominukuar me krijesën e tij të sapoardhur në jetë. Dikush e bën në heshtje e dikush me zë, dikush thjesht e ndjen atë që kërkon të thotë, e dikush e thotë siç e ndjen.

Ju mund të shijoni, e po ashtu nëse jeni prind i një fëmije të vogël, një model brilant komunkimi, një tip manifesti shpirtëror intim ku lehtaz e mrekullueshëm mund ta gjeni veten…gjithnjë nëse jeni prind i një bebi të vogël.

Bijë, ti je bekim nga Zoti. Je aq e bukur, sa s’do të më mjaftonte e gjithë jeta që të shijoja rrezatimin e fytyrës tënde. Ti më mrekullon në atë mënyrë, që mendoja se mund ta bënte vetëm nëna jote. Ti ke sytë e saj dhe s’e di se sa shumë do të thotë kjo për mua! Shpresoj që një ditë do të mund të ta tregoj se si u njohëm dhe si u dashuruam me njëri-tjetrin, por deri atëherë dua që ta dish se ti je fryt i diçkaje shumë të fortë, i diçkaje që s’thyhet.

Bijë, kurrë mos u druaj të pasosh zemrën, pavarësisht se çfarë do të të diktojë bota. Unë e kalova gjysmën e jetës duke pasur frikë për të jetuar, derisa e kuptova se sa i çlirët mund të ndihesh kur nis të jesh vetvetja…kur jeton, dashuron, qesh, qan, kur i beson dikujt. Të betohem se do ta kuptosh se në kësi gjërash, ne jemi të gjithë njëlloj. Kur t’i përjetosh këto, nuk do të jesh kurrë vetëm.   

Bijë, bëhu e fortë, e sinqertë, e sjellshme dhe përpiqu të gjesh mirësinë e Zotit tek çdokush që do të takosh. Ji shpirtmirë dhe përpiqu t’i kuptosh njerëzit. Kam mësuar se njeriu mund ta ndryshojë ditën e dikujt edhe me një vepër shumë të vogël mirësie. Prandaj, kurrë mos e humb rastin për të bërë mirë! Ngjaji nënës tënde dhe ndriço edhe në çastet më të errëta!

Puno fort dhe ngjitu sa më lart! Gëzoju punës që bën, por kurrë mos ia fal veten asaj! Nevojat e tua s’do të mund t’i plotësosh asnjëherë pas ekranit të mjegullt të një kompjuteri. Bëhu mirënjohëse për gjithçka të bukur që do të kesh në jetë, dhe me këtë s’kam parasysh vetëm gjërat e dukshme. Gjeje bukurinë edhe te gjërat e vogla…. tek një i moshuar që ndihet plot jetë, tek një gjest mirësjelljeje në tren. Dashuria gjendet kudo. Ti thjesht duhet të shohësh përtej të dukshmes dhe të jesh e përunjur. E kije parasysh se të jesh e përunjur, nuk do të thotë të mos e duash veten. Do të thotë të mos bëhesh egoiste.

Bijë, sido që të shkojnë gjërat, kurrë mos e harro se të dua shumë…/tesheshi.com/

   

 

Related posts