Auto Dak
Auto Dak

Mall e nostalgji pwr Will Smith: rikthehet në ekrane seriali kult i viteve ’90

Seriali i dashur i viteve ’90, “Princi i Bel Air”, po merr versionin e tij spin-off, raporton Unilad.

Ylli i serialit, Will Smith, me bashkëshorten e tij Jada Smith, themeluan Westbrook Studio, një kompani që synon të zgjerojë markën e familjes Smith, përtej mediave tradicionale.

Përveç krijimit të projekteve të prodhimit të lidhura me familjen, Smiths vendosën të krijojnë një version spin-off të “Prince of Bel Air”, megjithëse Will më parë pretendoi se nuk do të ndodhte.

Por fakti që një projekt i tillë do të ishte shumë fitimprurës ka ndryshuar mendje.

Episodi i parë i serialit humoristik transmetuar në NBC në 1990, vjen kështu pas pothuajse 30 vjet më vonë, ku fansat e tij do të kenë edhe një herë mundësinë për të parë aventurat e familjes Banks, megjithëse detajet nuk dihen ende. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts