Majko kujton bombardimet e NATO-s mbi Serbi: telefonata që morra…

Ish-kryeministri Majko, njeriut që i ra për hise që të qeveriste Shqipërinë në kohën e vështirë të krizës kosovare, e ka kujtuar dhe ai nisjen e bombardimeve të NATO-s mbi Serbi, këtu e 20 vjet më parë. Ai ka kujtuar një telefonatë të atyre momenteve ardhur nga ndërkombëtarët.

“Sot, 20 vjet më parë… me një procedurë aspak të zakontë (me atë të “heshtjes miratuese”) Sekretari i Përgjithshëm Solana dha lejen që forcat ajrore të NATO-s të godasin Forcat e Armatosura të Jugosllavisë së mbetur nën Serbinë e Milloshevicit.

Sot është përvjetori zyrtar i atij që u konsiderua konflikti më i rëndë në Europë pas Luftës së Dytë Botërore.

Një kujtim me respekt për ata miq të mirë ndërkombëtarë që i qëndruan pranë interesave të popullit shqiptar!  Për mua, ishte vec një telefonatë me shprehjen ‘It is done!’ dhe pastaj heshtja e ankthit…për të nesërmen e luftës. 

Lavdi të rënëve! Heshtja e tyre ka peshën e lirisë!”, shkruan socialisti. Pandeli Majko do zgjidhej kryeministër pak para shpërthimit të krizës kosovare, duke marrë në identitetin e tij politik dhe lavdinë e asaj kohë. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts