728 x 90 Leaderboard

Mafia dhe futbolli: dosja e frikshme në duart e FBI-së që po heton edhe klubet shqiptare

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit Sportiv të Lozanës për t’i kthyer Skënderbeun titullin kampion 2015-2016, gjithsesi nuk i hoqën skuadrës së Korçës pezullimin 10-vjeçar nga aktivitetet ndërkombëtare.

Vendimi ka qenë mjaft drastik dhe çështja është ende në hetim deri sa të marrë vendim Gjykata e Apelit Sportiv CAS për të sanksionuar ose jo vendimin e UEFA-s.

Por hetimi që ka nisur për Skënderbeun nuk është në fakt thjesht për një skuadër shqiptare dhe nuk ka të bëjë thjesht me futbollin.

Këto hetime janë pjesë e dosjes së madhe që u hap që me largimin e Sep Blatter-it nga kreu i FIFA-s dhe Michel Platini nga UEFA.

Kjo çështje tashmë i përket FBI-së, e cila nisi që prej dy vitesh hetimet, të cilat janë shtrirë thellë dhe natyrisht nuk kanë të bëjnë me futbollin.

Bëhet fjalë për afera të mëdha të pastrimit të parave apo përdorimit të kanaleve të futbollit nga krimi i organizuar.

Këto ditë, FBI ka arrestuar një bankier të njohur, përkatësisht pronarin e Pilatus Bank në Maltë, iranianin, Ali Sadr Hasheminejad.

Pilatus Bank është akuzuar nga gazetarja malteze Daphine Caruana Galizia se po qarkullon para të krimit të organizuar dhe trafiqeve për të gjithë Europën Jugore, Ballkanin, Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

Pas këtyre akuzave, reporterja Galizia u vra me anë të një autobombe ne makinën e saj.

Në hetimet që po dalin këto ditë janë zbuluar transaksione të rëndësishme të parave të krimit të organizuar që janë shpërlarë në bankën e Hasheminejad në Maltë.

Siç mësohet, është zbuluar një lidhje e aferave të superkorrupsionit në futbollin botëror dhe trafiqeve.

FBI ka arritur të zbulojë transaksione të frikshme të parave të pista që kanë qarkulluar për vite me radhë në ambjentet futbollistike të Ballkanit.

Siç bëri të ditur një burim ndërkombëtar, ajo që po hetohet tani është vetëm “maja e ajzbergut” e një afere që nuk është asgjë para Panama Papers apo skandalit të kompanive off shore.

Miliarda euro kanë qarkulluar nëpër kanale legjitime të futbollit, duke u kthyer në vite e vite si një ushqim i madh për krimin e organizuar, i cili ka konsoliduar fuqishëm pozitën e saj në ambjentet e oligarkisë financiare.

Në mënyrë të heshtur, FBI, pas hetimit për rastin Blatter thuajse e ka zbërthyer totalisht dosjen FIFA, falë edhe bashkëpunimit të plotë të lidershipit aktual të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit.

Përveç FBI-së, në këtë ambjent po heton në mënyrë të posaçme DEA amerikane. Dhe nuk bëhet fjalë thjesht për dyshime mbi trukime ndeshjesh apo lëvizje e paqartë e fondeve sportive, por lëvizje shumash marramendëse të trafikur të drogës në kanalet financiare të sportit më popullor në botë.

Ka dyshime që fonde të fituara nga trafiku i kokainës kanë qarkulluar në rrjete të lojrave të fatit dhe llotarive sportive, të cilat në një mënyrë apo në një tjetër, në formë përqindjesh apo tarifash kanë përfunduar edhe në buxhetet e klubeve të futbollit, federatave  por edhe UEFA-s dhe FIFA-s.

Dëshmitë e kreut të Pilatus Bank pritet të zbardhin më shumë mbi këtë situatë…/tesheshi.com/

 

Related posts