Lulja që bëhet transparente kur bie shi (video)

Ndonjëherë natyra na dhuron fenomene që mund të jenë më të pabesueshme edhe se fantazia që jemi mësuar të shikojmë në filma të ndryshëm. Një nga këto fenomene është ai që i takon një luleje tejet të veçantë dhe të pazakontë.

Emri i saj është Diphylleia Grayi dhe ka një karakteristikë të pabesueshme: petalet e saj shndërrohen në transparentë kur lulja bie në kontakt me ujin dhe dhuron një spektakël unik.

Kjo bimë e mrekullueshme rritet në pyje me lagështi në perëndim të Azisë, veçanërisht në Kinë dhe në Japoni. Gjethet e saj janë të mëdha dhe në formë çadre dhe vihet re se çdo bimë e këtij lloji rrethohet nga një grup lulesh të vogla të bardha.

Periudha e lulëzimit është nga pranvera e vonët deri në nisje të verës dhe pikërisht në këtë moment mund të vërehet fenomeni i bërjes së petaleve transparente. Ato humbasin dalë-ngadalë pigmentin. Kur shiu pushon, petalet e lules e rimarrin veten duke u shndërruar sërish në të bardha./tesheshi.com/