“Lulet e Pranverës”, anti-droga italo – shqiptare godet fort

Është finalizuar një operacion gjigand anti-drogë italo – shqiptar, me produkt arrestime në dy anët e Adriatikut. Sipas deklarimeve të dy palëe në një konferencë për shtyp, janë lëshuar 27 urdhër arreste, 21 për shqiptarë dhe 6 për italianë, e deri më tani janë prangosur 20 persona, ndërsa në kërkim janë 7 të tjerë.

Në Vlorë janë arrestuar gjashtë persona, ndërkohë që 3 të tjerë të përfshirë ndodhen në burg, dy italianë dhe një shqiptar. Në Itali janë arrestuar 10 persona, 6 shqiptarë dhe 4 italianë, ndërsa një tjetër shqiptar ndodhet në burg në Malin e Zi.

Operacioni i koduar nën si “Lulet e Pranverës”, është shtrirë në Vlorë, Durrës ë Lezhë, duke përfshirë katër grupe kriminale të trafikut të drogës, me sekuestrimin e 3.3 ton kanabis. Në Itali operacioni është shtrirë në Calabri, Toscana, Emilia Romagna, Sicili dhe Lombardi.

Hetimet kanë zgjatur dy vite, u tha nga prokurorët, ndërkohë që u finalizua pak ditë pas vizitës në Shqipëri të prokurorit të Antimafias italiane, Federico Cafiero De Raho.

Të arrestuarit në Itali:

Dorian Alikaj
Altin Avduramani
Ajet Cepaj
Klaudio Fani
Artur Malo
Raul Zenunaj
Giancarlo Desimone
Gianfranco Conestabile
Salvadore Santoro
Francesco Tarantini
Giuseppe Vanatagiato

 

Të arrestuarit në Shqipëri:

Luka Beqiraj
Bilbil Kabello
Arbnor Hoxhaj
Denis Pashaj
Kujtim Elmazi
Kristian Llanaj

/tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts