Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Lojë Fake News-esh: “Kimikatet” italiane të Ramës në kohën e “Çadrës”, hetimet ndalen te Meta

Media italiane pretendon se një hetim nga antimafia vendase ka zbuluar faktin që këshilltari i presidentit Meta, Ilir Kulla, njeri i njohur për influencat e tij edhe të nëndheshme, qëndron pas një lajmi në kohën e “Çadrës” së opozitës në 2107, sipas së cilit, kryeministri Rama kishte lejuar, fshehtazi, futjen në Shqipëri nga Italia të qindra kontenrierëve me lëndë kimike, që më pas ishin groposur, pra pikërisht në tokën shqiptare.

Por sipas autoriteteve italiane, ky ka qenë një Fake News i pastër, me qëllim rrëzimin e Ramës, ku është intestuar pra Kulla, e këtë në bashkëpunim dhe me një senator italian.

Atë kohë, lajmi u konsumua vetëm brenda mediave opozitare, pa patur asnjë efekt në popull, ndërkohë që dhe kreu demokrat Basha tentoi ta potenconte nga brenda Çadrës së tij politike.

Rama reagoi menjëherë, duke shkruar:

Kjo shpifje plehrash kishte synim të furnizonte me municion kundër meje Çadrën nën dritaren e Kryekuvendarit! Po më e neveritshmja është që plehrat i’u hodhën në fytyrë Shqipërisë në sytë e botës!Ja këta janë opozitarët që duan të shpëtojnë atdheun nga unë“.

E ndërkohë, vetë Kulla e mohoi që ai të qëndrojë pas lajmit të plehrave, dukee konsideruar Fake News atë që thuhet tashmë ndaj tij.

“Me duhet te them se kjo eshte vetem nje SHPIFJE dhe asgje me teper. Çdo kritike, oponence dhe opozite qe kam bere me kete qeveri dhe qeverite e meparshme i kam patur publike dhe do ti kem publike“, shkruan Kulla. /tesheshi.com/

 

 

 

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com