Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

“Listat e hapura”, opozita me të njëjtin lexim: hedh në erë “5 qershorin”

Opozita doli me një deklaratë të ashpër kundër hapjes së listave, një qëndrim i fundit i kryeministrit Rama ky, të cilin e lexon si prishje të marrëveshjes së 5 qershorit për Reformën Zgjedhore.

Tentativa për prishjen e Dakordësisë së 5 Qershorit, të arritur me mbështetjen dhe ndërmjetësimin e plotë të partnerëve strategjikë SHBA – BE, është përgjegjësi VETEM e Edi Ramës. Ky akt minon procesin e integrimit europian të vendit dhe dëshmon përpara opinionit publik, se Edi Rama për pushtetin e tij personal është në gjendje të hedh në erë të ardhmen europiane të Shqipërisë”, thuhet në deklaratë.

Reagimi vjen ditë pas Rama tha se mund t’i përgjigje një sensiteti publik, si dhe një kërkese të opozitës parlamentare, për hapjen e listave, por pa ndryshuar sistemin. Në arsyetimin e tij, hapja e listave nuk ka lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit me opozitën jashtëparlamentare.

Ndërkohë, kjo e fundit, thotë se për listat apo sistemin, duhet të vendosë populli me referendum, por pa iu referuar ndonjë praktike të deritanishme referendare për aspekte të tilla politike.

“Kushtetutën dhe sistemin zgjedhor e vendosin vetëm qytetarët me referendum popullor”, thuhet në deklaratë. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts