728 x 90 Leaderboard

Ligji i Magjistraturës i bllokuar nga opozita, Hahn: i habitur pse me shumicë të cilësuar

Komisioneri Hahn e ka cilësuar si të rëndë situatën që ndërsa vettingu po pastron drejtësinë, organet e saj të mbeten pa njerëz të kualifikuar.

Ai e ka lidhur këtë me mosvotimin nga opozita të Ligjit të Magjistraturës, ligj që kërkon shumicë të cilësuar, gjë që pengon furnizimin me kontigjent të ri profesional të instancave të drejtësisë.

Ai i ka bërë thirrje opozitës që ta votojë ligjin dhe e ka quajtur të habitshme shumicën e cilësuar që kërkon ai, i bllokuar tashmë nga pakica.

“Është përgjegjësi e përbashkët e qeverisë dhe opozitës që të zbatojmë shpejt reformën në drejtësi dhe në një farë mënyre do të ishte e çuditshme do të thoja që si rezultat i një procesi të suksesshëm vettingu ju të hasni me situatë ku të mos keni gjyqtarë kompetentë. Kjo do të ishte një fatkeqësi si rezultat i këtij procesi të sukseshëm.

Do t’i bëja thirrje të gjitha palëve politike sepse ju duhet edhe një shumicë e cilësuar në parlament për të vendosur lidhur me këtë.

Personalisht u habita, por edhe duhet ta kisha ditur që edhe për këtë ju keni nevojë për shumicë të cilësuar për të rritur numrin e studentëve në një institucion arsimor që duhet të ishte dicka shumë më e qartë. Megjithatë duhet të respektojmë përcaktimet ligjore”, tha diplomati i lartë i Brukselit.

Deklaratat e tij u bënë gjatë një konference shtypi me kryeministrin Rama në Tiranë, ku tha se procesi për kushtet e çeljes së negociatave duhet të nisë që tani. /tesheshi.com/

Related posts