Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

LIBIA/ Kryeministri i ligjshëm kritikon rolin e Emirateve në vendin e tij: çfarë duan kur nuk kemi kufij të përbashkët?

Emiratet e Bashkuara Arabe janë një prej vendeve të përfshira fuqishëm në konfliktin e brendshëm libian mes qeverisë të njohur ndërkombëtarisht të Fajez el-Sarraxhit dhe rebelëve të Halife Hafterit.

Hafteri është i parapëlqyeri i Emirateve, mbështetur dhe furnizuar prej tyre në tentativën për të rrëzuar qeverinë e njohur nga OKB-ja të Tripolit.

Sarraxhi i ka dhënë një intervistë Al Jazeera-s në gjuhën arabe, ku mban qëndrim kritik ndaj ndërhyrjes së Emirateve në konflikt.

“Libia nuk ka ndonjë kufi të përbashkët me Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe kjo ngre pikëpyetje mbi qëllimet e ndërhyrjes,” raporton middleeasteye.net të ketë thënë kryeministri i ligjshëm libian.

Për Sarraxhin, Emiratet e Bashkuara Arabe po kërkojnë të çimentojnë pikëmbështetjen e tyre në Afrikën e Veriut me ngritjen e një baze ushtarake në lindje të Libisë.

Prej nga 2016-ta e këtej ka një shtim gradual të infrastrukturës dhe të avionëve të Emirateve, ku përfshihen dhe dronët, në bazën ajrore libiane të el-Hadimit, që gjendet 105 kilometra në lindje të Bengazit.

Edhe pse ka një embargo armësh të OKB-së, Emiratet janë akuzuar për dhënie të tyre forcave të Hafterit, njeriut përgjegjës për rrëmujën aktuale libiane.

Sarraxhi e quan Hafterin një partner joserioz për arritjen e paqes në Libinë e përfshirë nga kaosi që prej 2011-s.

Takimi i Berlinit i së dielës së kaluar ka çelur një dritë jeshile për paqen e shumëkërkuar në Libi, që prapë mbetet shumë larg.

Qeveria e Tripolit i kërkoi javë më parë ndihmë ushtarake Ankarasë, me të cilën nënshkroi dhe një marrëveshje për ujërat e Mesdheut. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts