Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

“LEXO!”/ Nuk jam fundamentalist!

(Shënime për romanin “Fundamentalist pa dashje” i Mohsin Hamid)

Nga Agim Baçi

Ç’mund të ndodhë kur vendin e besimit e zë dyshimi? Djaloshi Çengez, i lauruar në Prinston, i punësuar në “Andervud Samson” – kompani që merrej me vlerësimet e kapitaleve-, i dashuruar me Erikën, duket se është pikërisht në ëndërr. Një jetë për ëndërr dhe në një vend të ëndërruar. E pastaj 11 shtatori 2001. Nuk ka më besim për askënd që i përket “botës tjetër”. Çengez është një mysliman që deri në atë kohë as nuk ka menduar për asnjë ndarje idesh me kolegët e tij për çështje besimi. Me Erikën ka lidhjen e tij dashurore pa i kërkuar asgjë që të ndryshojë. Shefi i tij, Xhimi, dhe kolegët e tij, janë miqtë me të cilët ai ndan ëndrrat dhe punët e përditshme. Por, 11 shtatori 2001, nuk ka rrëzuar thjesht dy kulla. Ajo ka rrëzuar themelin e shumëçkaje, e ku ku njeriu nuk e ka të lehtë të mbështesë hapat e tij për t’u ringritur e për të vijuar udhën.

Mohsnin Hamid, shkrimtar me origjinë pakistaneze, ka mundur të përshkruajë apokalipsin e ndjesive, kur një persona, nga koleg, nga qytetar model, nga i dashur i ëmbël, kthehet në objektin e dyshimit për atë që bën, për atë që thotë, për atë që ndjen, edhe pse është po ai që ka qenë dhe para asaj ngjarje që nuk e ka menduar e, aq më pak, ta ketë dëshiruar. Por ja që gjërat nuk varen më nga ai. Ai tashmë është një subject i mendimeve të të tjerëve, që bashkë me lëkurën e tij, besimin e tij, nisin t’I ndërtojnë murin e madh të moskuptimit.

fundamentalist pa dashje

Gjithçka zhvillohet si një monolog, ku Çengez vihet përballë një amerikani, tashmë pranë shtëpisë së tij në Pakistan. Eshtë i vëzhguar, për shkak se është kthyer në një lider në vendlindjen e tij, me kërkesën që të ketë më shumë dinjitet, që të kërkohet të jetohet edhe ëndrra e vendit të tij. Eshtë një rrëfim që shkakton dhembje, teksa përshkruan rrëzimin e përditshmë të njeriut nga humbja e besimit ndaj tij, nga veprimi emocional, duke e identifikuar jo me atë çfarë është ai, por me atë çfarë mendohet për të dhe të tjerë që besojnë si ai.

U largova nga apartamenti i Xhimit me shpresën se ia kishte hedhur. Megjithatë, trasparenca ime e dukshme ishte e frikshme; Xhimi qe vëzhgues i lindur. Mirëpo nëse konfliktet e mia të brendshme ishin të dukshme për të, atëherë mbase ishin të dukshme edhe për të tjerët. Kisha dëgjuar për diskriminimin nga i cili po fillonin të vuanin myslimanët në botën e bizneit – histori ofertash të anuluara për vende pune dhe largime të pabazuara nga puna – dhe nuk doja që nga kjo të vuante pozicioni im në “Andervud Samson”. Pastaj e dija, se firma jonë, njësoj si pjesma më e madhe  sektorit, kishte vuajtur nga një rënie e fortë e aktivitetit pas sulmeve të shtatorit dhe Uejnrajti më kishte thënë se kishte dëgjuar se së shpejti do të kishte shkurtime”. (Mohsin Hamid, “Fundemantalist pa dashje”, Pegi, f. 107)

Çengez përshkruan në një molog humbjen e pasionit për punën, dashurisë, miqve, duke zgjuar brenda vetes dëshirën e kundërshtimit. Ndaj kujt? Ndaj atyre që s’e kuptuan? Ndaj atyre që abuzuan në emër të besimit të tyre. E teksa ndjek lajmet se si nacionalizmi shtrihet si një qilim në rrugicat e hapave të amerikanëve, ndjen se po humb në terrin e dyshimit. Dyzimi i Erikës në dashurinë me Çengez, të cilit i duhet të pranojë hijen e ish të dashurit të saj të vdekur, Krisit, është edhe hija e dhimbshme e mospranimit, e moskapërcimit të malit të dyshimeve.

Çengez e ka ëndërruar vendin ku është shkolluar. Ka mundur atje të prekë ringritjen – atë ringritje që familja e tij në Pakistan ka pak shanse ta arrijë. Eshtë i zoti dhe arrin që të jetë pjesë e krenarisë. Por deri në momentin që ndaj tij ka besim e dashuri. Kur këta dy dnjesi rrëzohen, atëherë bota e tij, mendimet e tij, nuk janë më në udhën që mund të mbajhnë drejtimin e duhur. Zgjedh kthimin në shtëpi. Jep mësim. U kërkon studentëve që të mos kenë gjithnjë ëndrrën për t’u larguar nga vendi i tyre, port ë besojnë se edhe athedhu i tyre mund të bëhet. Dhe pret dashurinë, që ka hirin e Erikës. E pret të vijë, siç shpreson njeriu tek e mira, që do të mundet të ngjisë krye mbi lumin e errët të dyshimit.

Dhe guximshëm e provokues me të vërtetat e tij, shpesh të pathëna me zërin e duhur, duket sikur jep një këshillë: “Mbase nuk është nevoja t’jua them, por nuk bëni mirë nëse mendoni se të gjithë ne, pakistanezët, jemi terroristë, ashtu si edhe ne nuk është mirë të mendojmë se ju, amerikanët, jeni të gjithë vrasës të infliltruar”. (Mohsin Hamid, “Fundemantalist pa dashje”, Pegi, f. 156).

Hamid, përmes rrëfimeve të Çengez,  ka prekur një plagë që kërkon shërim. Reagimi kalon nga nevoja për t’i besuar tjetrit.

(*Titulli i shkrimit është huazuar nga filmi i bazuar në këtë libër)

/tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts