Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

LETËRKËMBIMI/ Interesimi fashist që armët e Skënderbeut t’u ktheheshin shqiptarëve: kur zbulohej një gënjeshtër!

by te Sheshi
21/03/2021
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 3 mins read
A A
LETËRKËMBIMI/ Interesimi fashist që armët e Skënderbeut t’u ktheheshin shqiptarëve: kur zbulohej një gënjeshtër!

Në maj të vitit 1940, në Napoli ishin ekspozuar tre reliket e famshme të Skënderbeut që ruhen në Muzeun e Vjenës. Por rrethanat e kuftës kishin bërë që reliket të mbeteshin përkohësisht në Napoli e gjatë kësaj kohe Ministria e Jashtme italiane, përmes ambasadës italiane në Berlin, kishin ndërmarrë hapat për të arritur marrëveshje që këto relike t’i dhuroheshin Italisë, e më tej, Italia t’ja transferonte shtetit shqiptar.

Por gjatë hetimeve dhe informacioneve të rezervuara që kishin mbledhur, ishte zbuluar se përkrenarja dhe armët nuk ishin në të vërtetë të Skënderbeut, por ishin pjesë e një koleksioni të vitit 1600 të arqipeshkvit Ferdinand dhe reliket ishin deklaruar prej atëherë si të Skendërbeut për t’ja rritur vlerën atij koleksioni.

Korrespondenca ku zbulohen këto informacione zhvillohet mes Minsitrisë së Jashtme italiane dhe mëkëmbësit Françesko Jakomoni në Tiranë. Letra dërguar Jakomonit përfundon me pyetjen nëse në këto rrethana ia vlen apo jo të merren si dhuratë reliket e  Skënderbeut në Muzeun e Vjenës.

Letra e nisur në adresë të Jakomonit  nga Ministria e Jashtme italiane ka këtë përmbajtje:

“Kjo Ministri Mbretërore në maj të vitit 1940 huazoi origjinalët e përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut nga Qeveria e Rajhut për t’i ekspozuar ato në Pavijonin shqiptar të Ekspozitës së Trienales në Napoli.

Me mbylljen e Trientales, për shkak të luftës, dy reliktet u mbajtën në Napoli, ku gjenden edhe sot.

Pas kërkesës së përfshirë në letrën nr. 73/002021/223 të 9 Qershorit 1940 nga Shkëlqesia e tij, Nënsekretari i Shtetit për Çështjet Shqiptare, kjo Ambasadë në atë kohë ndërmori hapat parë në Auswartiges Amt për të bërë të mundur marrjen si dhuratë të përkrenares së Skënderbeut dhe dy shpatave që i përkasin Muzeut të Hofburgut të ri në Vjenë.

Ministria e lartpërmendur ka informuar tashmë se, pas interesimit përmes autoriteteve kompetente, muzeu i lartpërmendur ka bërë të ditur se tre reliket në fjalë nuk janë, në të vërtetë autentike: ato janë pjesë e koleksionit të famshëm të armëve, të arqipeshkvit Ferdinand dhe shfaqen në katalogun koleksionit të tij të vitit 1600. Megjithatë duket se ato ishin  cilësuar si pronë e Skënderbeut, posaçërisht për t’i rritur vlerën koleksionit të sipërpërmendur.

Duke raportuar sa më sipër, Ausëartiges Amt gjithashtu shtoi konfidencialisht se fillimisht kishte dyshimin se Muzeu i Vjenës kishte dhënë këtë version që të dekurajonte kërkesën e bërë nga pala italiane. Megjithatë, nga hetimet e mëtejshme, doli se gjërat në të vërtetë ishin siç u tha. Në këto rrethana, dhe para se të vazhdojë më tej, Auswartiges Amt kërkon të dijë nëse, përkundër gjithçkaje, qeveria italiane është akoma e interesuar për marrjen e objekteve në fjalë.

Në lidhje me sa më sipër, kësaj ministrie i kërkohet të bëjë të ditur nëse duhet që ambasada të insistojë në marrjen dhuratë të relikteve në fjalë.

Para se t’i përgjigjemi Ambasadës Mbretërore në Berlin mbi çështjen e transferimit të relikteve të lartpërmendura, ne do të jemi mirënjohës të dimë mendimin tuaj”.

Në përgjigje të kësaj letre, mëkëmbësi Françesko Jakomoni shkruan se:

 “…duhet të insistohet me qeverinë gjermanepër shitjen e relikeve të Skënderbeut që i përkasin Muzeut të Hofburgut të ri në Vjenë.

Nuk ka dyshim se dhurata do të ishte shumë e mirëpritur si për qeverinë dhe popullin shqiptar, pavarësisht nga vërtetësia apo jo e relikteve të përmendura, duke pasur parasysh vlerën e tyre, në mos historike, të paktën artistike  apo qoftë edhe sentimentale.

Jakomoni”. /tesheshi.com/

Related Posts

Katrina, gati për luftë!
Kryesore

Katrina, gati për luftë!

02/07/2025
Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame
Gjeopolitikë

Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame

02/07/2025
Heqja e sanksioneve ndaj Sirisë: një moment historik apo një masë e përkohshme?
Gjeopolitikë

Heqja e sanksioneve ndaj Sirisë: një moment historik apo një masë e përkohshme?

01/07/2025
Next Post
Bora kolapson një pjesë të Shqipërisë, kjo është situata e rrugëve në vend

Bora kolapson një pjesë të Shqipërisë, kjo është situata e rrugëve në vend

Efektet pandemike në gjigandin saudit ARAMCO

Efektet pandemike në gjigandin saudit ARAMCO

Ora policore në Maqedoninë Veriore, deri në 5 prill

Ora policore në Maqedoninë Veriore, deri në 5 prill

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni