Legjenda Ronaldo: Brazili, favoriti kryesor për të fituar Botërorin

ish-legjenda e braziliane, Ronaldo tha se nuk është e rëndësishme që Brazili të fitojë vetëm Kupën e Botës në Rusi, por edhe t’u japë tifozëve një lojë të shkëlqyer dhe cilësore.

“Ekipi ynë është duke bërë një paraqitje shumë mirë. Kjo ka ndodhur i veçanërisht në dy vitet e fundit me trajneri Tite ku është filluar të luhet shumë cilësisht. Unë jam i sigurt se paraqitja e Brazilit do të jetë e suksesshme. Unë e konsideroj Brazilin, Gjermaninë, Spanjën dhe Argjentinën si favoritet. Është dhe Franca, sigurisht, që gjithashtu ka një ekip shumë të ri dhe të talentuar”,
tha Ronaldo, me dy golat e të cilit në finalen e 2002-shit, Brazili fitoi titullin e pestë botëror.

Ai gjithashtu vuri në dukje se do të donte që Neymar të shënonte dhe t’ja kalonte atij si golëshunes në ekipin kombëtar brazilian. /tesheshi.com/

 

Related posts