Lavrov flet para vizitës në Beograd: çmimi që i kërkojmë Vuçiçit që ta ndihmojmë për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, përpara vizitës së tij në Serbi, ka deklaruar për agjencinë Beta se”Kosova nuk do të pranohet as në OKB dhe as në BE pa një marrëveshje me Serbinë për të ardhmen e saj”.

Lavrov po bën gati që të ofrojë ndërhyrjen e Rusisë në dialogun për Kosovën, por do ta bëjë vetëm nëse Beogradi do të japë statusin diplomatik për punonjësit e “Qendrës Humanitare të Nishit”.

Në intervistën e tij, Lavrov deklaroi se nuk do të pranojë që NATO të tërheqë për hunde Ballkanin dhe se Moska nuk do të shkëpusë lidhjet shpirtërore që ka me këtë rajon.

Në vizitën që do të zhvillojë në Beograd, Lavrov do të përkujtojë 180-vjetorin e marrëdhënieve ruso-serbe, duke sjellë në vëmendje se kjo gjeografi aktuale në rajon është falë Moskës. /tesheshi.com/

 

Related posts