Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Larje hesapesh etnike: prifti serb hoqi flamurin shqiptar, pala tjetër shkeli atë serb

Tensione të reja në Kosovë, kësaj here mbi flamuj! Gjithçka filloi më 10 tetor, kur media njoftoi se një prift nga rrethina e Beogradit hoqi flamurin shqiptar nga kulla e vrojtimit në Kosara.

Flamuri qëndron atje që nga viti 1999, kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova pas marrëveshjes së Kumanovës.

Nuk vonoi shumë që pala shqiptare të përgjigjej. Dy shqiptarë hodhën poshtë flamurin serb afër Leposaviqit, dhe njëri prej tyre më pas e shkeli atë në rrugë.

Florim Morina dhe Nuhi Bashota filmuan shkeljen e flamurit dhe Morina postoi pamjet në profilin e tij në Facebook. Në ndërkohë, regjistrimi është hequr. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts