Largohet vala e të nxehtit afrikan, meterologët: ja parashikimi për 10 ditët në vazhdim

Temperaturat në Shqipëri ditën e sotme kanë pësuar një ulje të ndjeshme, duke u regjistruar në 30 gradë celcius. Por, gjatë javës ato do të pësojnë një rritje të lehtë , duke shkuar deri në 36 gradë.

Gjithsesi krahasuar me dy javët e fundit, kur termometri regjistroi edhe shifrën 42, duket se valët e të nxehtit afrikan janë larguar nga vendi ynë, ndërsa reshjet e natës sollën një ulje me 10 gradëtë temperaturave.

Sipas sipnotikanëve, në ditët e mbetura të gushtit nuk do të ketë reshje të tjera, çka do të thotë se ata që kanë planifikuar pushimet në këtë periudhë nuk duhet të shqetësohen.

Meteorologët parashikojnë se 10-ditëshi në vazhdim do jetë më i freskët. Duke filluar nga e hëna e 14 gushtit do ketë një rritje graduale, por do mbeten poshtë vlerave të këtyre ditëve.

Ditët më të nxehta priten të jenë enjtja, e premtja dhe e shtuna ku temperaturat maksimale do shkojnë rreth 36 gradë celsius. /tesheshi.com/