Auto Dak
Auto Dak

Lamtumira e Fernando Alonso-s: si e sfidoi dhe e mrekulloi “Shumin” talenti spanjoll

Fundi i sezonit të Formula 1 në Abu Dhabi, pati veç konfirmimit si kampion të Lewis Hamilton, edhe fundin e karrierës së Fernando Alonsos, i cili pas 17 vjetësh la garën e famshme të shpejtësisë mbi katër rrota, duke regjistruar fatalisht vetëm dy tituj kampion, edhe pse “Shumi” legjendar kishte paralajmëruar se spanjolli do thyente rekorde triumfi në pista.

Fernando Alonso u lind më 29 korrik 1981 në Oviedo, dhe mund të thuhet se e nis që katër vjeç  karrierën e tij, ku nuk ngjan si rastësi fakti që në këtë moshë ka prekur timon për herë të parë. Në Formula 1 ai debutoi në vitin 2001 në Minardi.

Spanjolli nisi të tregojë se kishte potenciale për një kampion dhe kalimi në ekipin Renault ishte një hap logjik, veçanërisht pasi sponsori i tij, Flavio Briatore, u bë njeriu i parë i skuadrës.

Në fillim të vitit 2002, Alonso u caktua në rolin e një pioti testues, por kur “Nando”, siç thirrej ndryshe, u ri-regjistriua në grupin e parë në vitin 2003, ai tregoi talentin e tij.

Rezultatet u dhanë në Malajzi në fillim e më pas në Brazil, duke kapur treshen e podiumit.

Nuk ishte më një dilemë që po lindte një yll dhe fitorja e parë ishte vetëm një çështje kohe. Kjo ndodhi në gusht të vitit 2003, kur ai triumfoi në Grand Prix-in hungarez dhe u bë fituesi më i ri në F1.

Do kishte një rënie një sezon më pas, në 2005-ën, për t’u rikthyer fuqishëm në 2006-ën.

Pas një beteje dramatike me Michael Schumacher, merr titullin e dytë duke regjistruar shtatë fitore. Më vonë, ai do të thotë shumë herë se titulli i tij u fitua në një duel direkt me “Schumin”.

Në fund të vitit 2006, Schumacher do shprehej i bindur se “Nando” do ishte trashëgimtari i tij, i vetmi në gjendje për të arritur rekordin e pilotit gjerman.

Dhe që të dy patën një rastësi: Si Schumacher, i cili pasi fitoi titullin e tij të dytë, u largua nga Benetton dhe u zhvendos në Ferrari, edhe Alonso la Renault dhe shkoi te McLaren.

Megjithatë, për disa sezone rresht atij i rrëshqiste fitorja nga duart, duke qenë në rivalitet të ashpër me Vettel dhe Hamilton. Kjo edhe pasi bën një kalim te Ferrari më 2010-ën.

Në vitin 2015 kthehet në McLaren i cili do të jetë ndalesa e fundit në karrierën e tij.

Nuk ka dyshim se rrethanat e bën atë të pafat, sepse Alonso mbeti vetëm me dy tituj kampioni  botëror.

Në Formula 1 ai regjistroi 312 gara, 32 fitore, 97 herë ai u ngjit në podium, arriti 22 pole position…pra në fund ishte një kënaqësi të ndiqje Fernand Alonson. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts