Lajm i mirë për përfaqësuesen kosovare: te kroatët dëmtohet dhe Rakitiç

Mesfushori i Barcelonës bëhet lojtari i tretë që do të mungojë në përballjen e 6 tetorit mes Kosovës dhe Kroacisë në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Ivan Rakitiç nuk do të luajë në takimet e Kroacisë ndaj Kosovës dhe Finlandës për arsye dëmtimi. Ai u bashkohet kështu Luka Modriçit dhe Dejan Lovrenit, që po ashtu nuk do të jenë në fushë në këto dy sfida për të njëjtën arsye.

Rakitiç nuk luajti dhe të dielën në kampionatin spanjoll, në humbjen e Barcelonës ndaj Selta Vigos.

Pasi lajmëroi për tre mungesat, trajneri i kroatëve, Ante Çaçiç, ka deklaruar, “Disa gjëra nuk janë në dorën time, por nuk do të ketë shfajësim nëse nuk i fitojmë të dyja ndeshjet, sepse ne jemi një ekip me renditje më të mirë se Kosova dhe Finlanda. Gjëja më e rëndësishme është se të gjithë sulmuesit tanë janë të gatshëm fizikisht.”

Si Kosova dhe Kroacia kanë barazuar në ndeshjet e para të eliminatoreve të Botërorit 2016. /tesheshi.com/