reklama juaj ketu
reklama juaj ketu

La Liga: Atletiko dhe Barcelona i përgjigjen Realit të Madridit

Atletiko e Madridit e kaloi me lehtësi pengesën Las Palmas, dhe mori sërish kreun e renditjes në klasifikimin e kampionatit spanjoll. Një tjetër fitore në transfertë e djemve të Diego Simeones, që konfirmohen edhe njëherë si pretendentë për titullin kampion.

Përkundër paraqitjes së mirë të vendasve në fillimin e ndeshjes, ishin miqtë ata që kaluan në epërsi. Mbrojtësi brazilian Luis Felipe realizoi në minutën e 18-të. Ndërkohë që dy golat e tjerë të miqve do vinin në pjesën e dytë, të shënuar nga i njëjti lojtar, francezi Griezmann, që u tregua edhe njëherë vendimtar për skuadrën e tij.

Atletiko e Madridit kryeson kështu kampionatin pas fitores së mbrëmshme 0-3, duke patur 47 pikë, dy më shumë se Barcelona, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

MSN kundërpërgjigjet ndaj BBC-së

Treshja sulmuese e Barcelonës, Mesi, Suarez dhe Nejmar, kanë qenë vrasëse për portën e Atletik Bilbaos,1453060637_920932_1453063840_album_grande që e humbi gardianin e vet  që në minutën e katërt, pas nxjerrjes nga loja me karton të kuq të portierit Iraizoz.

Mesi realizoi fillimisht nga pika e bardhë e 11-metërshit, për tu pasuar më pas nga Nejmar, Rakitiç, e nga tregolëshi i Suarezit, duke bërë që Barcelona të fitonte me rezultatin tenistik 6-0.

Argjentinasi Lionel Mesi paraqiti në fillim të ndeshjes para të pranishmëve Topin e Artë, të fituar për herë të pestë. /tesheshi.com/