Auto Dak
Auto Dak

PERSONAZH/ Kuzhina e refugjatëve mahnit Evropën, aty edhe një shqiptar…

Vala e emigracionit në Evropë solli gjëra që priteshin e nuk priteshin. Teksa refugjatët ende po përpiqen të përshtaten në kontinentin e ri, ata kanë gjetur edhe një mënyrë për të shpalosur talentet dhe jo vetëm. Përmes një festivali të ushqimit, ata po tregojnë kulturën e gatimit në vendin e tyre, duke vënë mbi tryezë shijet aziatike vështirë të rezistueshme.

Festivali i Ushqimit të Refugjatëve – një iniciativë e nisur me ndihmën e UNHCR-së – ka të bëjë me promovimin e një perceptimi më të mirë të refugjatëve në vendet pritëse.

Gjatë festivalit, restorantet lokale hapën kuzhinat e tyre për refugjatët që tani punojnë si kuzhinierë në Francë, në mënyrë që ata të ndajnë kuzhinën e tyre me vendin mikpritës.

Këtë vit ngjarja u zhvillua në Francë, ku refugjatë nga vende të ndryshme, edhe nga Shqipëria, treguan shijet unike të vendlindjeve të tyre.

Ushqim i gatuar nga një avokate

Aisha Mahamet Seid është nga Çadi. Ajo ka jetuar në Francë për 17 vjet. Edhe pse është me profesion avokate, dëshira e saj për të vënë mbi tryezë shijen sahariane bëri që ajo ta ushtrojë profesionin e kuzhinieres për tash e tri vjet.

“Më pëlqen kultura e gatimit në Çad dhe më pëlqen të gatuaj në përgjithësi. Ndihem sikur njerëzit po bëjnë një udhëtim në Sahara me mua”, tha Seid.

Kuzhina e nisur nga komplimentet e fëmijëve

Sadia Hessabi ishte jetime nga Afganistani kur mbërriti në Francë në moshën 14-vjeçare. Ajo përfundoi arsimin e saj dhe punoi në një spital psikiatrik derisa i hyri profesionit të gatimit në moshën 40 vjeçare. E gjitha nisi nga komplimentet e fëmijëve të saj që pëlqenin kuzhinën e vendit të origjinës së nënës.

“Fillimisht gatuaja vetëm ushqim francez, pasi turpërohesha me gjendjen e vendit tim. Imazhet e grave afgane në media ishin gjëja më e trishtë që më zinin sytë. Tani gatuaj me dashuri specialitetet afgane. Shpresoj që kuzhina të shërbejë si mjet për ndryshimin e perceptimeve mbi vendin tim”, thotë ajo.

Kur arkitekti bëhet kuzhinier

Nga arkitekt në kuzhinier. Ky ishte fati i Samer Fallah nga Halepi i Sirisë, i cili ka ardhur në Francë tri vite më parë. Kur mori vendimin për të lënë vendin e shkatërruar nga lufta, ai zgjodhi Francën për shkak të kulturës që ia dashuronte. Ndërsa në vendin e tij ishte arkitekt, gatim ishte hobi i tij kryesor. Kështu, pa përtesë ai bëri një kapërcim profesional për të nisur edhe një jetë të re. Specialitetet siriane njihen jo vetëm në Francë. Shija e tyre konsiderohet si ndër më të veçantat.

Ushqim shqiptar i gatuar me dashuri

Armand Hasanpapaj është nga Shqipëria, ka jetuar në Francë që nga viti 2012, me statusin e refugjatit politik. Në vendlindje, ai pati një karrierë premtuese në vallëzim, por u largua për t’u bërë një nga kuzhinierët më të mirë në zonë. Ai u bashkua me festivalin e gatimit për herë të tretë. Kësaj here, ai gatoi bashkë me nënën e tij, Fatimen.

Ushqimi është një mënyrë e mirë për të bashkuar njerëzit, thonë organizatorët, duke shpresuar se kuzhina do të shërbej për më tepër mirëkuptim dhe pranim të kulturave të shumta me të cilat po mbushet çdo ditë Evropa. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts