728 x 90 Leaderboard

Kush ishin ca nga viktimat e tragjedisë në Genova: familja tre-anëtarëshe, fëmijë, turistë, shqiptarë…

Numri i të vdekurve nga rrëzimi i urës “Morandi” në Genova ka shkuar në 42 sosh, ndërkohë që vijon ende puna për kërkimin e të tjerë viktimave të mundshme nën rrënoja, siç informoi mërkurën kryeprokurori i qytetit.

“Në këtë moment mund të konfirmojnë numrin e 42 të vdekurve, përfshirë tre të mitur”, tha prokurori Francesco Cozzi për RAI, duke shtuar se këto janë të dhënat paraprake.

Ministri i Brendshëm Matteo Salvini tha më parë se midis viktimave dhe ishin tre fëmijë të moshës 8, 12 dhe 13 vjeç.

Media italiane raporton se në mesin e viktimave është dhe një familje tre anëtarësh nga Italia: 44-vjeçari teknik kompjuteri, Roberto Robbiano, gruaja e tij 41-vjeçare Ersilia dhe djali i tyre 9-vjeçar Samuel. Ata ishin rrugës për pushime.

Sipas mediave italiane, kur gjetën trupat e tyre, shpëtuesit dëgjuan një celular që binte. Në ekrani ishte “Mami”. Nëna e Ersilias po përpiqej të merrte vajzën e saj në telefon për të konfirmuar se gjithçka ishte në rregull.

Mediat italiane publikuan identitetet e disa prej viktimave duke veçuar janë 31-vjeçarin Mirko Vicini, 35-vjeçarin Bruno Casagrande dhe 53-vjeçarin Sandro Campori.

Ndër viktimat ishin tre turistë të rinj francezë që udhëtonin për pushime në Sardenjë.

Po ashtu, paraditen e së mërkurës u konformuan dhe dy viktima shqiptare, djem të rinj, miq me njëri-tjetrin, emigrant prej vitesh aty – Marjs Djerri nga Shijaku dhe Admir Bokrina nga Obliku i Shkodrës.

Rreth 30 dhe tre kamionë u gjenden në vendin dhe kohën e “gabuar”, duke ranë nga një lartësi prej 45 metrash në çastin e shembjes së urës.

Kryeministri Giuseppe Conte, i cili ndërpreu një udhëtim zyrytar për të qenë në vendngjarje, tha se ishte “dita më e gjatë dhe më e vështirë e tij si kryeministër”.

Ai premtoi se do të kryhet një kontroll mbi gjendjen e infrastrukturës rrugore italiane, pasi një tragjedi e tillë nuk duhej të përsëritej.

Nga ana tjetër, Salvini vuri në dukje se rregullat evropiane mbi disiplinën buxhetore e pengojnë Italinë që të investojë në përmirësimin e infrastrukturës.

“Duhet gjithmonë të kërkojmë leje për të shpenzuar para”, tha ai, qe dhe në këtë rast ka gjetur një kleçkë europiane për t’ju kundërvënë Brukselit.

Dy vjet më parë, një profesor i inxhinierisë në Universitetin e Genova-s, Antonio Brencich tha se ura ishte një “dështim ne ndërtim” me “kosto shumë të larta mirëmbajtjeje”. /tesheshi.com/

Related posts