Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Kur’ani do t’i paraqitet publikut amerikan në të parin ekspozim të madh të tij në SHBA

Më tepër se 60 kopje të Librit të Shenjtë të muslimanëve do të jenë pjesë e një ekspozimi të parë të përmasave të mëdha në SHBA gjatë fundit të këtij viti.

Ekspozimi do të fillojë më 15 tetor, për të zgjatur gjer në 20 shkurtin e vitit të ardhshëm, dhe organizohet nga galeria Arthur M. Sackler, në bashkëpunim me Muzeun e Arteve Turke dhe Islame në Stamboll. Shfaqja e kopjeve të Kur’anit do të bëhet në Institutin Smithsonian.

Këto kopje të Kur’anit datojnë nga fundi i shekullit të 7-të, apo nga fillimi i shekullit të 8-të, deri në shekullin e 17-të.

Ndërkohë që shumë nga tekstet e shkruara me dorë do të ekspozohen për herë të parë jashtë Turqisë, gjeografia e tyre është e gjerë, nga Lindja e Afërme, Egjipti, Siria, Afganistani, Irani, Iraku e Turqia.

“Kjo ekspozitë ofron një mundësi unike për të parë kopje Kur’ani të origjinave, formateve dhe stileve të ndryshme, si dhe për të filluar për të vlerësuar fuqinë dhe bukurinë e kaligrafisë,” do të thoshte Massumeh Farhad, kuratore e artit islam, si dhe kryekuratorja e galerive Freer and Sackler.

Ajo do të shtonte: “Ndonëse çdo kopje e Kur’anit përmban një tekst të njëjtë, aftësia dhe mjeshtëria e artistëve e kanë shndërruar atë në një vepër arti unike.”

Galeritë Freer and Sackler do t’i paraqesin publikut dhe një numër Kur’anesh nga koleksionet e përhershme të muzeut.

Ekspozita do të jetë një mundësi për të parë lloje të ndryshme të dorëshkrimit të Kur’anit. “Vizitorët do të jenë në gjendje të krahasojnë kopje të ndryshme Kur’anesh e të shohin lëvizjen e historisë para nesh,” është shprehur Sheila Blair, e specializuar për artin islam. “Kjo tregon se sa e larmishme është bota islame.” /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts