Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Kur Shqipëria refuzoi t’i jepte AMC-në Gjermanisë: Zgjodhi Greqinë

Shqipëria ka humbur dy herë shansin me Gjermaninë dhe sot është hera e tretë që Tiranës i jepet një mundësi e re.

Në vitin 1988 Gjermania Perëndimore shtriu dorën e bashkëpunimit shqipërisë Komuniste, por drejtuesit e Tiranës së atëhershme me arrogancë përmendën vetëm reparacionet e luftës, ndërkohë që Gjermanisë i ishin falur një pjesë. Kjo krijoi një situatë të pakëndshme.

Ndërkaq shansi i dytë i Shqipërisë ishte viti 1999 kur Kancelari i atëhershëm, Gerhard Schröder, vizitoi Tiranën në një tur që kishte si qëllim të takohej me refugjatët që vinin nga Kosova si pasojë e gjenocidit të Millosheviçit. Në atë kohë, kancelari Gjerman i ka kërkuar kryeministrit shqiptar që kur të privatizohej AMC t’i jepej një kompanie gjermane. Siç tha  zoti Schröder, “nëse do të bëhej kjo marrëveshje, atëherë gjithçka do të ishte mirë, në të kundërt…”.

Qeveria shqiptare refuzoi t’ja jepte gjermanëve dhe ia shiti një kompanie greke. E cila prej vitit 2000 ka nxjerrë miliarda euro nga vendi. Ndërkaq, thuajse të gjithë vendet e Ballkanit kishin ofruar kopmaninë gjermane T com në telefoninë e lëvizjshme, që ofroi çmime të lira.

Por do të vitnte viti 2012 kur kompania gjermane do të blinte edhe pjesë të kompanisë greke Cosmote, e cila ka në pronësi AMC-në.

/tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts