Auto Dak
Auto Dak

KULTURË/ Hamami hisorik i Stambollit në shitje për 3.5 mln $, ja çfarë mban (foto)

Dyshemetë e mermerta dhe muret prej gurëve nuk mjaftuan që hamami në qendër të Stambollit t’i shpëtoj shitjes. Banja osmane e cila gjendet në zemër të lagjes Sulltanahmet, është hedhur në shitje nga pronari i saj për një çmim prej 3.5 milion dollarë.

Hamami 550-vjeçar Ishak Paşa, gjendet vetëm pesë-minuta në këmbë nga Hagia Sophia dhe Xhamia Blu në zonën Fatih. Ai është në gjendje të keqe pasi nuk është rinovuar për më shumë se 100 vjet. Hamami u ndërtua gjatë sundimit të Sulltan Mehmed II, i njohur për pushtimin e tij të Kostandinopojës(Stambollit) në vitin 1453. Prona e trashëguar brez pas brezi ka kohë që e ka humbur vlerën antike, dhe tani, 3.5 milionë dollarë janë të mjaftueshme për këtë copë të madhe historie.

Muret e banjës janë afër kolapsit, por prapë ai përmban thesare të tilla si një dry të lashtë dhe pllaka qendrore mermeri e quajtur “göbek taşı”, mbetje të ditëve më të hershme të osmanëve në Stamboll.

Ottoman bathhouse in Istanbul’s Sultanahmet goes on sale for $3.5 million

Tavani i tij i kupolës, harqet dekorative, dritaret dhe dritat prej xhami mbajnë tiparet e arkitekturës klasike otomane.

Ottoman bathhouse in Istanbul’s Sultanahmet goes on sale for $3.5 million

Pamjet brenda  ambientit historik tregojnë se shumica e mureve dhe çatisë janë të mbuluara me barërat e këqija që kanë mbirë me kalimin e kohës. Grumbujt e plehrave a në brendësi të ndërtesës tashmë janë të njohura. Vendi njihet nga të gjithë, por nga askush nuk vizitohet.

Ottoman bathhouse in Istanbul’s Sultanahmet goes on sale for $3.5 million

Tregtarët që punojnë afër banjës thanë se gjuetarët e thesareve kanë ardhur dhe kanë gjetur ar nga rrënojat dhe kjo është një nga arsyet pse objekti ka ardhur në atë gjendje.  Shitja është kritikuar nga kalimtarët, të cilët pyesin se si ka mundësi të shitet historina”.

Historikisht, hamamet nuk ishin vetëm vende për t’u larë dhe për t’u çlodhur, por edhe qendra ku njerëzit socializoheshin. Sidoqoftë, prej se banjat në shtëpi janë normë moderne dhe banjat bashkëkohore janë bërë pjesë e jetës komerciale, ky lloj aktiviteti është duke u zhdukur edhe nga historia./tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts