Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

KUJTESË/ Vizioni klerikal: Kur Fishta kërkonte moral në politikë dhe jo qeveri e shtet pa fe

Nga Kolec Cefa

Në udhëkryqet e jetes shoqnore, populli u drejtohet njerëzve të meçëm  e aktivë në fatet e kombit per t’i tregue rrrugën, drejtimin nga duhet të ecet dhe asht fatkeqësi, kur njerëz të tillë tregohen oportunistë, pajtohen me gjendjen,  madje mbështesin e perkrahin ma të fortit e ndryshimet e padrejta shoqnore, thjeshtë per perfitime vetjake.

Fishta e tha fjalen e vet: të meçme e të urtë; e dha shembullin e vet, joshës e të dobishem; mori pjesë gjallënisht si aktivist nder ngjarje të vështira e personazhe të randësishme. Qëndrimin imdiferent  Fishta nuk e njihte! Madje, edhe, me prozat e tij, ai u shque  jo vetem si eksponent letrar, por edhe si eksponent shoqnor.

Në vitet e nxehta 1921-1924, në zanafillet e jetës parlamentare, pothuej 100 vjet ma parë, kur Shqipnia nuk kishte hy në asnjë parti politike, tharmi politiko- patriotik i kohës: L. Gurakuqi, Noli, Fishta, Mjeda, S. Vinjau, L. Bumçi, Konica, etj. shqiptarë autentikë, shkumbëzonte  që të formohet një Shqipni demokratike, me shpirt  shqiptar e frymë prendimore.

Nder diskutimet e deputetëve u fol me shqetësim per ndarjen e shtetit nga feja. Por feja duhet të  ndergjegjësojë subjektet politike që pushtetin ta fitojnë në mënyrë legale e paqësore: pa dhunë e pa demagogji, pa mashtrime e korrupsion, pra, me mjete të moralshme. E

Fishta shkruente e predikonte: “Politika duhet të mbështetet mbi moral”. Per Fishtën morali në politikë ishte alfa e beta e problemit. Fishta kerkonte  atdheun e vet të vertetin e të zhvilluem, me pushtet të virtytshem, ku të fitojë ligji mbi kanunin, e drejta mbi dhunën, rregulli mbi anarkinë, Bashkimi mbi perçarjen. Fishta propagandonte per ligje shqiptare ma parë e pastaj prendimore. “Nuk asht ligji që formon popullin, por populli formon ligjin..”. Deputetët (që na hartojnë ligjet) të kenë figurë morale e mos të marrin votën e popullit per me vorrosë idealin e Shqipnisë. Sot, me sa dëgjohet, moralin nuk e njohin as si teori, as si praktikë. (një i dënuem në Prendim, mund të bahet edhe deputet në Shqipni).

Pushteti  civil dhe pushteti fetar janë dy  institucione të pavaruna njeni nga tjetri, autonome, jo absolutisht të ndame, por pa dualizem, madje duhet të bashkëpunojnë harmonishem. Zogu donte ta vente shtetin mbi Kishën, administratën shtetnore mbi hierarkinë kishtare. Priftin donte ta mbyllte në kishë.

Një shembull i freskët: Me rastin e pandemisë, personalitete politike shkuen te klerikët e kerkuen  ndihmën e tyne. Pra, bashkëpunim e jo ndarje.

Deputetët e kohës kritikuen pjesëmarjen e klerit në politikë e në administratë shtetnore. Fishta u pergjigj: “ Unë ketë çeshtje e la që ta gjykojë gjithkush prej vetiut.

Vetem do t’iu tham se unë mbaj ligjin e paguej taksat si gjithë shqiptarët, pse të perjashtohemi atëherë nga ajo e drejtë që e ka  çdo qytetas tjeterdalojë? Kushtetuta ia jep të drejtën vetem eprori mund ta ndalojë.

Heret, Fishta  u shque si prendimori, europianist i madh yni.

Shkrou: “Na, per me ba që shqiptari të dilte prej atij individualismi të shkretnuem në të cillin ka pasë mbetë per sa qinda vjetësh e të bahet pjesëtar aktiv i familjes  së madhe të njerëzimit… tue u vu në të perpjekun me të gjitha mbretnitë e kombeve tjera ”(Nji  motmot jetë”).

… “tue drejtue e tue percjellë, si edhe tue këshillue me ndjekë rrugën e perparimit, si të gjithë popujt të qYtetnuem të botës”.

Sot ,si duket, kemi shpikë idenë e minishengenit per mos me hi në Europë.

Fishta porositi që mazhoranca (porosi  aktuale) mos të shndërohet në diktaturë parlamentare e kjo mos të këthehet në  diktaturë  e partisë ngadhënjyese, ose edhe ma keq, në diktaturë personale. “Të gjithë fuqinë e ka parlamenti në dorë e nepermjet tij qeveria që ka shumicën… një parlament i pafre mund të bahet i rrezikshem per vend”.  Sot, edhe me hy në punë po bahet “ceshtje partije”.

Fishta para njëqind vjetësh terhiqte vemendjen se po zgjidhen njerzit e liderit. Fishta: Jo totalitalizmit, Po zhvillimit demokratik!

Këshilla per t’u persëritë edhe në seancat e sotme parlamentare.

Fishta çmonte e thekonte rrugen paqesore per fitore në kundershtim fragrant me idenë e luftës së klasave, me marrjen e pushtetit me dhunë. Edhe sot hidhen në erë fjalë a parulla me tone kercnuese per ballafaqime.

Per  rastin e Mirditës per formim kantonal: Fishta shkrou:

“ Ccka bani ajo (qeveria shqiptare) e ç’mjete të paqta perdori per të bamë që Mirdita mos të lypte me u shkepë prej qeverive qendrore?

“… Nuk janë vetem mitralozat  e topat që të mbajnë qetsinë nder krahina të ndryshme të Atdheut”. (“Fjalë të reja, mentalitete të vjetra”, artikull  i identifikuem prej meje si i Fishtës). Lëvizjen e Mirditës, Fishta, Gurakuqi etj. kekuen ta fashitshin me rrugë paqesore, me djalog, por qeveria mendonte ndryshe.

Fishta per hapjen e dosjeve: afro 100 vjet ma parë Fishta kerkoi e propozoi hapjen e  dosjeve:

“Per me i shpëtue rrezikut, Shqipnia të qesë jashtë të gjithë vakabondat”, të aftë me shitë  atdhetarizem me fjalë”.

…mos me lanë të kenë dorë në qeveri e në administratë, sado pak per dhetë vjet të gjithë njata shqyptarë që kanë kenë edukue sidomos mbas mentalitetit t’Athinës e të Venedikut”.

Mësimi fishtian mbi gjuhën:

Per gjuhën e “perbashkët”, per gjuhën “letrare”Fishta shkrou me gjuhën e zemrës.

… se per perparim të gjuhës amtare âsht nevoja me u librue ç’prej themelit politikisht”; … se: “gjuhën e ndërtojnë shkrimtarët  e dijetarët e zanatit”, “në kuptim të gjuhës e jo me  “Arte della guerra”.

Fishta nuk pranonte dekrete as porosi nga nalt për gjuhën shqipe, nuk ishte për ngutje, nuk ishte për shartime dialektesh. Po gegnishtja per Fishtën ishte edhe gurrë, edhe pasuni, edhe stoli.

Fjalë me të ardhme, të ardhme me. zhvillim, zhvillim me moral. /tesheshi.com/

(Titulli origjinal: “Mençuri profetike fishtiane”)

 

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com