728 x 90 Leaderboard

Kujtesë për më të djathtin e PD-së: ç’e detyroi Pjetër Arbnorin të futej në grevë urie në ’98-ën?

Në karrierën e tij politike, i ndjeri Pjetër Arbnori do të mbahet mend për dy episode; një batutë dhe një akt politik të pazakontë.

Batuta ishte ajo me të cilën ai iu drejtua paraardhësit të tij në krye të Kuvendit, Namik Dokles, kur  tha se “ju nuk jeni socialista, por specialista”. Dhe është një thënie monumentale e vërtetuar në kohë.

Ishte një debat i nxehtë në parlamentin e vitit ’98-të, kohë kur demokratët po ballafaqoheshin me një sërë ligjesh të ndërmarra të PS-së, e sapo kthyer në pushtet, ngjashëm si këto vite kur janë ndryshuar pozicionet politike.

Po në atë vit, Pjetër Arbnori do ndërmerrte dhe një grevë urie e cila u ndërpre pas përfundoi në spital. Greva, e zhvilluar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, vetëm nga i ndjeri, zgjati afro një javë. Shkak ishte ndryshimi i Këshillit të Përgjithshëm të Radiotelevizionit Publik.

Këtë, socialistët po e bënin duke zhvlerësuar mandatin e Këshillit, përcaktuar që kur demokratët e kishin emëruar në kushte pushteti në vitin 1996. Ngjashëm, Berisha kishte vepruar me shumë institucione të tjera, të cilat do i përdorte si “siguresa” në kushte opozite. Një prej tyre ishte dhe Këshilli i Përgjithshëm i RTSH-së. Po pse duhej që pikërishtArbnori të sakrifikohej me urinë për këtë kauzë politike? Sepse në atë kohë, si përgjatë gjithë karrierës politike, mbeti figura më e pastër dhe më me integritet e PD-së. Sekreti: ishte i djathtë real dhe jo i sajuar në ’90-ën! /tesheshi.com/          

 

 

 

Related posts