Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

KUJTESË/ “Mini-tërmeti” i 2008-ës në Gjirokastër me tre viktima: pa qen kërkimi, edhe ahere kur qeveriste PD

Shqipëria ishte ç’familjarizuar me pasojat e njerëzore të tërmeteve ç’prej 40 vitesh, që nga ai i 79-ës në Shkodër. Dhe një detaj i tillë domosdo që nuk mund të ofronte idealen në mënyrën e reagimit shtetëror.

Pas janë përcjellë për në “banesën e fundit” të 51 jetët e shuara nga lëkundjet e mesnatës duke u gdhirë 26 nëntori, vijon debati mbi atë se sa i aftë qe shteti për të shpëtuar jetët e mbetura nën rrënoja. Një pjesë e politikës, medias dhe opioninit, sigurisht me qëndrim anti-qeveritar, pretendojnë se ekipet tona të shpëtimit qenë për faqë te zezë, kështu e ashtu, e veçuar faktin se nuk kishin as qen, siç kolegët e tyre të ardhur nga jashtë.

Ndërsa shefi i qeverisë Edi Rama avokon shtetin e tij e thotë se të nxjerrët gjallë nhga gërmadhat, një numër afërsisht në 30, ishin pikërisht meritë shqiptare, pavarësisht kjo nga standarti më i ulët në raport me kolegët e tyre të huaj, të cilët, siç potencon kryeministri, janë elitarë me kontribute në të gjithë botën. E më pas, thekson se ata erdhën në Shqipëri pikërisht nga aftësia e tij për t’i sjellë.

E si në shumë realitete të tjera, duket se dhe në këtë rast ligjin e bëjnë kontekstet e reja politiko-mediatike nëpërmjet rrjeteve sociale.

Një “mini-tërmet”, Shqipëria e kaloi dhe në nëntor të 2008-ës. Eshtë fjala për një pallat të shembur në Gjirokastër, ku pati tre viktima. Edhe atëherë s’u duk asnjë qen mbi gërmadha. Trupat u nxorrën nga ekipet tona të shpëtimit, po me ato mjete si dhe sot. Sigurisht pati dhe kritika politiko-mediatike se se pse nuk u kërkua ndihmë nga jashtë. Por si realisht, edhe simbolikisht, qen kërkimi nuk pati as atëherë.

Të shohim nëse do kemi këtej e tutje, përfshirë dhe mjete të tjera moderne, e njerëz më të përgatitur prefesionalisht veç zemrës së madhe dhe kurajos. Tek e fundi, edhe bota nga ligjësia e mësim-pësimit ka ecur para. Dhe atë që s’e ka bërë 3-shi i 2008-ës në rastin e Gjirokastrës, do duhej ta bënte 51-shi i 2019-ës në hapësirën Durrës-Thumanë. /tesheshi.com/

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com