Kujdes nga 1 janari nëse udhëtoni me makinë në vendet e BE: Ja rregullat e reja

BE vendos gjoba për makinat e vjetra.

Nga 241 milionë automjete që qarkullonin në vitin 2016 në rrugët e Europës, tashmë regjistrohen 252 milionë automjete private, ku mes tyre automjetet më të vjetra shkarkojnë 10 deri 15 herë më shumë ndotje në mjedis. Automjetet diesel, të një teknologjie më të vjetër (më të vjetra se kategosia Euro 4) janë shkaktaret kyesore në ndotjen e mjedisit në zonat urbane, ndaj dhe vendet e Bashkimit Europian do të kufizojnë me masa drastike qarkullimin e tyre nga 1 Janari 2018, në qendrat urbane.

Sipas të dhënave që ka publikuar më herët Shoqata e Përfaqësive të Automjeteve të Importit, vendet e Ballkanit kanë një moshë mesatare të automejeteve, deri në 14 vjet, ndërsa Shqipëria ka një prag shumë më të lartë. Ky është shkaku që Bashkimi Europian doli me një udhëzim të ri, për limitet e makinave që mund të jenë në qarkullim, në mënyrë që të ulë ndotjen mjedisore.

Nga 1 Janari 2018 në Amsterdam do të ndalohet qarkullimi për makinat benzinë Euro 1 dhe naftë Euro 4, në Barcelonë do të ndalohet hyrja e makinave të teknologjisë Euro 1-2, pavarësisht lëndës që djeg, në Berlin do të ndalohet qarkullimi i makinave benzinë Euro 1 dhe naftë Euro 4, në Bruksel deri në vitin 2021 do të jetë ndaluar qarkullimi i makinave benzinë Euro 2 dhe naftë Euro 4, në Paris do të ndalohet qakullimi i makinave naftë Euro 3 dhe benzinë Euro 2, ndërsa në Oslo do të ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve të teknologjisë më të vjetër se Euro 6.

Makinat që do të qarkullojnë, apo hyjnë në këto vende, jashtë këtyre kritereve standarte të përcaktuara, do të paguajnë çdo ditë një taksë nga 1,5 deri në 10 euro.

Të gjitha këto masa merren pas iniciativës së përbashkët të industrisë së prodhimit të makinave, që do të nxisin futjen në treg të makinave elektrike me modele të reja. Prandaj, në vitet e ardhshme, pjesa më e madhe e vendeve anëtare në BE janë të vendosura të nxjerrin nga tregu i shitjes automjetet me djegie të brendshme.

/tesheshi.com/

Related posts