Kujdes nëse e lani fytyrën në dush, ja çfarë ndodh

Larja e fytyrës gjatë dushit mund të dëmtojë lëkurën dhe këtë e ka bërë me dije një ekperte e kujdesit ndaj lëkurës.

Ekspertët tregojnë se nëse e pastroni fytyrën gjatë kohës kur bëni dush, ju mund të jeni duke bërë më shumë dëme sesa dobi.

“Uji i nxehtë që vjen direkt në fytyrën tuaj nga dushi mund t’jua heqë vajrat natyral dhe të bëjë që lëkura të jetë e dobët dhe e çarë”, ka treguar Charlotte Cho.

Gjithashtu, nëse vuani nga skuqja e fytyrës, uji i nxehtë vetëm do ta përkeqësojë atë, duke zgjeruar enët dhe kapilarët e gjakut, dhe mbushur kështu fytyrën me njolla.

Prandaj rekomandohet që ta lani fytyrën vetëm në lavaman duke përdorur ujë të vakët, kështu ju nuk do të dëmtoni lëkurën delikate./tesheshi.com/