728 x 90 Leaderboard

“Kufijtë”, radhën e ka Isa Mustafa: nuk i besohet as Thaçit e as Haradinajt

Ka qenë radha e kreut të LDK-së, Isa Mustafa, njëherësh ish-kryeministër, për të komentuar atë që më së shumti po përflitet këto ditë; ndryshimin e kufijve në një marrëveshje Kosovë – Serbi, ku krerët respektivë të dy shteteve, Thaçi e Vuçiç po e mbështesin fuqimisht si formë zgjidhjeje e mosmarrëveshjeve, apo ngërçit shekullor.

Mustafa, paksa i heshtur kohët e fundit dhe për shkak të problemeve shëndetësore, ka dalë kundër idesë së Thaçit, duke e quajtur një retorikë shterpe.

Sipas tij, rihapja e çështjes së Kosovës është e barabartë me rihapjen e pavarësisë.

Ai thotë se as presidentit Thaçi e as kryeministrit Haradinajt, nuk u besohet.

“Është një retorikë shterpe, por e papërgjegjshme dhe e rrezikshme. Njëri premton se e marrim Luginën e Preshevës dhe nuk japim asgjë, e tjetri se korrigjimi i kufijve shkakton luftë, por të gjithë qeverisin bashkërisht, së bashku i ndajnë rolet, së bashku paraqiten në Bruksel dhe bashkërisht mundohen të mashtrojnë opinionin. Nuk i besohet as njërit e as tjetrit”, ka deklaruar Mustafa në një prononcim për Koha.net. /tesheshi.com/

 

Related posts