728 x 90 Leaderboard

Kritikë mediatike: ku është gabuar me Arbana Osmanin dhe Drini Zeqon

Top Channel startoi një produksion të ri të saj, “Dua të të bëj të lumtur”, moderuar nga Arbana Osmani. Në qendër të show-it, jo dhe aq argëtues, jo dhe aq gazmor, janë njerëz dhe fate ekstreme, edhe dramatike, të cilët tentohet t’u dhurohen çaste suprizante me ndenja lumturie brenda.

Por ajo çka ka rënë në sy në puntatën e parë, ka qenë mospëputhja e dukshme mes imazhit të modaratores dhe formatit të emisionit. E ardhur nga Big Brother-i, madje e ngjizur në të si personazh televiziv, deri në krijimin e një identiteti të pashqitshëm, moderatorja Osmani i përcillte audiencës  pikërisht ndjesinë e Big –Brotherit-t, duke qenë se dhe veshja deri diku, fjalori, grimasat gjithashtu, ishin të atij lloj spektakli që nuk i shkonte këtij të riut.

vjodri850

Diçka e ngjashme që bie era amatorizëm është dhe në rastin e Drini Zeqos si folës lajmesh. I ardhur nga bota e show biz-it, ai e dekonspiron me imazh seriozitetin e lajmit klasik.

Ndërkohë që dhe pamjen nuk e ka aq “burrërore” sa për të qenë spiker lajmesh, të paktën në këtë moshë ku ndodhet. /tesheshi.com/                                

Related posts