728 x 90 Leaderboard

Krimi i tjetërsimit të trojeve: pranga ish-deputetit Arben Ndoka

Ish-deputeti socialist Arben Ndoka, u arrestua në orët e mbrëmjes nën akuzën e përfshirjes në një aktivitet kriminal që kishte si synim tjetërsimin e trojeve.

“Hetimi disa mujor ka mbledhur prova dhe se ky grup kriminal dyshohet si i implikuar në abuzimet me troje shtetërore në zonën e Lezhës dhe Kurbinit, përmes falsifikimit të dokumenteve e vulave etj. Në mars 2018, Policia e Lezhës hetoi një grup kriminal që dyshohej se ishte lidhur me abuzimet toka e troje në zonën e Shëngjinit dhe ndaloi 12 persona, mes tyre edhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, ndërsa 11 u shpallën në kërkim. Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, Lezhë. Megjithë provat e forta të paraqitura nga Policia dhe Prokuroria, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë dhe Gjykata e Apelit Shkodër, ndryshuan masat për një numër të konsiderueshëm shtetasish, mes tyre edhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, si dhe 2 shtetas të ri-shpallur në kërkim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Arben Ndoka, një ish-funksionar nën qeverisjen e demokratëve, doli deputet nga lista e PS-së në zgjedhjet e 2013. Por shpejt, ai do akuzohej nga opozita si një element me të kaluar kriminale në radhët e mazhorancës, duke e detyruar të japë dorëheqjen. /tesheshi.com/   

 

 

 

 

 

Related posts