728 x 90 Leaderboard

Kreu i VMRO-së shpall të “vdekur” paktin me Greqinë, Zaev pret votimin e së enjtes

Kreu i VMRO-së, Hristijan Mickoski, e tha me gojën plot se Marrëveshja e Prespës me Greqinë për çështjen e emrit “ka vdekur”. Duke folur për

Deutsche Welle-n, ai i kërkoi qeverisë të ndërpresë procedurën parlamentare për ndryshime kushtëtuese në funksion të jetësimit të marrëveshjes. Në gjykimin e tij, i vetmi kompromis që mund të arrijë me kryeministrin Zaev, ka të bëjë me pajtueshmërinë se ajo “ka vdekur”.

Ndaj, pyetjes nëse ka ndonjë shans për kompromis me Zaevin, ai u përgjigj: “Edhe ky është një shans, pra të arrish në konkluzionin, se marrëveshja ka vdekur. Dhunimi i mëtejshëm i këtij procesi do të prodhojë vetëm tensione shtesë dhe polarizim në shoqëri, dhe fajtori i vetëm për këtë është Zoran Zaev, i cili premtoi diçka që nuk mund ta realizonte dot”, tha Mickoski.

Por Zaev nuk dorëzohet. Ai beson se e enjtja paradite do tregojë se Marrëveshja është në jetë.

“Kam shpresa se nesër Kuvendi do të mbledhë forcat, do të inkurajohen deputetët të cilët para së gjithash janë përfaqësues të qytetarëve dhe më pas të partive politike, do të qëndrojnë drejt përpara përgjegjësisë historike, para kësaj mundësie që nuk duhet lëshuar për Maqedoninë që më në fund të japin dritë jeshile, potencoj, për vërtetimin e nevojës për ndryshime kushtetuese. Pas kësaj vijon përpilimi i amendamenteve për të cilën gjë do të diskutohet, do të ketë debat publik, dhe në fund është votimi për amendamentet kushtetuese”, tha Zaev. /tesheshi.com/

 

 

 

 

/tesheshi.com/

 

 

 

Related posts