728 x 90 Leaderboard

Krahët e prera të Vetëvendosje-s: kush me Kurtin e kush me Molliqajn?

Nga Blendi Gashi

Më nuk ka dyshime se Vetëvendosje do ndahet në dysh, ku jo pak zyrtarë pritet të largohen nga partia e me gjasë do jenë ata që janë kundër Albin Kurtit, i cili veç nëse kadidohet pritet të rimarrë kreun e partisë.

Se një pjesë të pakënaqurve do largohen e kanë pranuar së fundmi edhe zyrtarë të lartë, si Visar Ymeri e Rexhep Selimi ky i fundit një prej më të “fortëve” në këtë parti i cili ende nuk është rreshtuar ende duke thënë se për të me rëndësi është të vazhdojë punën Lëvizja.

Një javë pas shpërthimit të skandalit ku Aida Dërguti fyejti Albin Kurtin deputet të caktuar më pas u rreshtuan ku tashmë dihet se nga anojnë.

Ja kush janë “pro” Kurtit

Janë afër dhjetë deputet që zyrtarisht kanë mbajtur anën e Kurtit duke thënë se ai meriton të ribëhet kryetar i VV-së.

Arbër Rexhaj, Arbërie Nagavci, Fatrmire Kollqaku, Fitore Pacolli, Donika Kadaj, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Xhelal Sfeqla e Sali Zyba janë ata që e duan Kurtin si udhëheqës.

Ja kush janë kundër Kurtit …

Të paktën nga deklarimet “pro” Aidës, konkretisht mos liçimit të saj pas shpërthimit të skandalit lë të kuptohet se një numër jo i vogël janë edhe kundër Albinit edhe pse veç dy prej tyre zyrtarisht kanë dale që ky i fundit të rikthehet në krye të partisë.

Visar Ymeri e Dardan Molliqaj hapur janë që Albini të mos bëhet sërish kryevetëvendosës, kurse të tjerët Fisnik Ismaili, Shqipe Pantina, Faton Topalli kanë dalë në mbrojtje të Aidës por nuk dihet nëse janë kundër tij që të ribëhet kryetar.

Deputetët që nuk janë deklaruar…

Deri më tani nuk janë deklaruar “pro” apo kundër Kurtit një numër jo i vogël i deputetëve: Besa Baftiu, Driton Çaushi, Glauk Konjufca, Rexhep Selimi, Salih Salihu, Adem Mikollovci, Sami Kurteshi, Saranda Bogujevci, Ali Lajçi, Valon Ramadani, Frashër Krasniqi (në burg ), e Ismajl Kurteshi, Ali Lajçi, Drita Millaku e Shemsi Syla ende nuk dihet se kënd e mbështesin.

Megjithatë këta të fundit ka gjasa tejet të mëdha të japin votën “pro” Kurtit për rikthim në krye të partisë nëse veç kandidon pasi në një intervistë dhënë në Rubikon të KTV-së ka mohuar se do kandidon sërish për kryevetëvendosës.

Megjithatë, veç nëse troket ndarja dhe vërtetohet se kundër Kurtit janë të paktën gjashtë deputetë, atëherë mund ta krijojnë një grup parlamentar.

Të dielën do të mbahet Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie ku do të vendoset më tutje se si do rrjedhin gjërat në këtë parti dhe nëse Kurti do jetë kandidat për kryetar dhe nëse një grup i deputetësh do dalin kundër kandidimit të tij që më pas mund të largohen edhe nga partia. /tesheshi.com/

Related posts