Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Kosova mund të humbasë në arbitrazh për çështjen e PTK, alarmohet qeveria

Qeveria e Kosovës ka ngecur në një arbitrazh ndërkombëtar në lidhje me çështjen e shitjes së Postë Telekomit publik.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, është folur se Kosova rrezikon seriozisht të humbasë një shumë të majme parash.

Qeveria ka autorizuar Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik për inicimin e procedurave të përfaqësimit lidhur me kërkesën për arbitrazh drejtuar institucioneve të Republikës së Kosovës nga kompania “ACP Axos Capital” GMBH, në lidhje me çështjen e privatizimit të Postës dhe Telekomunikacionit Sh.A.

Kryeministri ka kërkuar përfaqësim profesional të Qeverisë së Kosovës. Ministri i Financave ka informuar kabinetin qeveritar me ngecjen e pagesës së dividendës nga Telekomi i Kosovës.

Kryeministri ka kërkuar që Ministria e Financave, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Telekomi i Kosovës të gjejnë rrugë që të përmbushen obligimet që janë marrë.

Gjithashti, në mbledhjen e sotme, ekzekutivi ka miratuar Projektligjin për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës.

Ky projektligj, rregullon funksionimin e Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, i cili përfshinë Ministrinë e Punëve të Jashtme, misionet diplomatike, postet konsullore dhe nëpunësit e Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, si dhe çështjet tjera që ndërlidhen me funksionimin dhe veprimtarinë e Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës.

Kabineti qeveritar ka miratuar edhe vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Planit të Dokumenteve Strategjike për vitin 2015.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka informuar qeverinë me fillimin e suksesshëm të vitit të ri shkollor.

Në hapje të mbledhjes, kryeministri Isa Mustafa, ka vlerësuar rëndësinë e fillimit të aplikimit të pakos fiskale, e cila është aprovuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

“Unë mendoj se kjo Pako është në dobi të zhvillimit ekonomik, dhe poashtu është në dobi të përfitimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Nga pakoja fiskale, konkretisht nga ulja e pragut të TVSH-së nga 16 në 8 për qind, përfitojnë të gjithë qytetarët, ose shportat familjare të qytetarëve të cilët kanë të ardhura të ulëta dhe të ardhura të mesme”, është shprehur Mutafa./tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts