728 x 90 Leaderboard

Konferencat e përditshme të Thaçit, opozita dhe analistët: ja pse janë maltretim i opinionit

Nga Blendi Gashi

 Presidenti Hashim Thaçi nuk po i ndalë konferencat për mediat ku në vazhdimësi po flet për temën e njëjtë atë të korrigjimit të kufijve me Serbinë. Një të tillë e mbajti edhe të mërkurën ku qartësoi idenë e tij të shpalosur prej ditësh, ku tha se “kërkesa e Luginës së Preshevës për bashkim nuk nënkupton as ndarje, as shkëmbim të territoreve, dhe as autonomi të serbëve, mirëpo do të ishte njohje reciproke”.

Ai ka bërë të ditur kërkesën e Luginës do ta prezantoj në Bruksel, dhe nëse nuk arrihet marrëveshje, atëherë do të ketë rikthim në pozicionet fillestare.

Por ja si i shohin opozitarët dhe analistët konferenca të njëpasnjëshme të Thaçit ku kryefjala është tema e njëjtë, ajo e korrigjimit të kufirit me Serbinë.

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, vlerëson se Thaçi po e maltreton opinionin me konferenca koti e përsëritje të tezave pasi ka mbetur i vetmuar dhe pa përkrahje.

Ai vlerëson se Thaçi po fyen inteligjencën e një kombi të tërë nga Presheva në Strugë e deri në Gjirokastër, me deklarimin se Presheven Bujanocin e Medvegjës do i merret Serbisë, por Kosovën do e mban të pandarë.

Ka një problem nuk na tregon si. Vetëm Hitleri ka guxuar me marrë territore, pastaj Millosheviçi ka guxu deri në Adriatik me dal, natyrisht me tanke e ushtri dh dihet çka e gjeti. Po ky (Thaçi) si do me bashkuar Luginën me Kosovën, s’ka as ushtri, e kush i beson që Serbia po ia dhurojka Kosovës Preshevën sepse ajo do i bindet konferencave shtypi të këtij presidenti mediokër. Me pallavra të konferencave do e bashkon Kosovën ky?. Por s’ka gjë prej tij, mbetet i mjerë, i paditur dhe manipulator”, thotë Avdyli për tesheshi.com.

Njohësi i rrethanave politike, Fadil Lepaja thotë se Thaçi nuk mundet të mbijetoj politikisht pa vëmendje publike.

Tash pasi ka mbetur pa  strukturë partiake, po provon me mbetur aktual, me tema që kanë në vete  potencialin me krijuar stres dhe t’i shqetësoi qytetarët pasi janë njëkohësisht tema të cilat nuk i rregullojnë dot as të gjitha partitë politike veç e veç, kështu që ka hapësirë për të spekuluar dhe për të mbajtur konferenca të zbrazta sa për të luajtur të fortin dhe të përkdhelurin e bashkësisë ndërkombëtare. Në fakt, rezervat e partive politike lidhur me rolin udhëheqës të Thaçit në bisedime, e shtyjnë atë të luaj lojën e  margjinalizimit të tjerëve nëpër media, duke e mbushur zbrazëtinë me deklarata  shqetësuese”, thotë Lepaja për tesheshi.com.

Related posts