728 x 90 Leaderboard

Konferenca e peshkopëve amerikanë, linjë telefonike për denoncimin e abuzimeve

Peshkopët katolikë në Shtetet e Bashkuara kanë hartuar planin e ngritjes së një një linje telefonike, ku çdokush që është ndjerë i abuzuar nga priftërinj në vite, të mund të raportojë nëpërmet saj. Është kjo një formë në përgjigje të shfaqjes së skandalit të abuzimeve, për më tepër fshehjes së tyre, ku në qendër ka qenë Kisha e Pensilvanisë, për të cilën pati dhe një raport nga organe hetimore.

Linja telefonike u shpall nga peshkopët të mërkurën, në përpjekje për të rikthyer besimin në hierarkinë kishtare.

“Disa peshkopë, me veprimet ose mosveprimet e tyre, shkaktuar dëm të madh të individëve dhe të Kishës”, u tha në Konferencën e Peshkopëve katolikë e Shteteve të Bashkuara.

Ishte Zyra e Prokurorit të Pensilvanisë që në gusht publikoi një raport tronditës mbi abuzimin seksual të më shumë se treqind priftërinjve, që nga vitet ’70 dhe me të paktën një mijë fëmijë, skandal i mbajtur fshehur për vite me rradhë.

Raporti shënjestronte Kardinalin Ëuerl, i cili nga viti 1988 deri në vitin 2006 ka qenë peshkop i Pitsburgut, dhe që është përmendur si një nga udhëheqësit e kishës të cilët kanë kontribuar në fshehjen e skandaleve.

Para publikimit të raportit, Kisha Katolike në Amerikë u  tronditi nga dorëheqjen e kardinalit Theodore Mçarrick, 88 vjeç, pas akuzave të abuzimit seksual me adoleshentë dekada më parë.

Linja telefonike duhet t’i lejojë njerëzit të raportojnë abuzimet seksuale të kryera nga priftërinjtë, por t’i dërguar më pas te autoritetet e duhura civile dhe kishtare.

Konferenca ipeshkvnore amerikane, tha  gjithashtu se ka për qëllim të zhvillojë një kod sjelljeje, sidomos për peshkopët, si dhe për të krijuar kufizime ndaj atyre të cilët janë larguar nga detyra ose kanë dhë dorëheqjen për shkak të abuzimit seksual. /tesheshi.com/

Related posts