Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Komisioneri për zgjerim paralajmëron: vala tjetër e refugjatëve mund të vijë nga Libani

Johannes Hahn, komisioneri për zgjerim i BE-së, i tha dje së përditshmes gjermane Die Welt se vala e re e refugjatëve për në Europë mund të vijë nga Libani, fqinji i brishtë i Sirisë.

Veç Turqisë, ku kanë gjetur strehë mbi dy milionë sirianë, dhe Libani ka shërbyer si vendpritjeje për të ikurit nga lufta. Më shumë se 1.1 milionë sirianë gjenden aktualisht atje, duke jetuar në kushte aspak të pranueshme.

Përpos kësaj, Libani është mbërthyer nga një seri protestash, të nisura si ngritje zëri kundër krizës së plehrave dhe të kthyera në një lëvizje antiqeveritare.

“Zhvillimet në Liban më shqetësojnë. Gjendja atje është dramatike,” i tha komisioneri Die Welt-it. “Vala tjetër e refugjatëve mund të vijë që andej.”

Hahn ka vënë në pah shqetësimin e tij për paqëndrueshmërinë politike endemike që e karakterizon Libanin, si dhe për situatën e pafavorshme ekonomike, të shprehur përmes fjalëve, “Ky vend ka qenë gjithmonë më i brishti i rajonit…. Ai ka një përqindje të lartë të papunësisë dhe një borxh publik tepër të lartë. Një përzierje e rrezikshme.”

Në një përpjekje të dëshpëruar për të gjetur zgjidhje për vërshimin e refugjatëve, posaçërisht nga Siria, drejt Europës, udhëheqësit e BE-së kanë rënë në një mendje që ta shtojnë ndihmën për vendet fqinje me Sirinë.

Kryeministri britanik bëri ditë më parë një vizitë në kampet e refugjatëve sirianë në Liban, duke premtuar të njëjtën gjë, shtimin e ndihmës, si monetare dhe në aspekte të tjera, për pritësit rajonalë të të shpërngulurve. /tesheshi.com/     

 

auto pjese dak

Related posts