728 x 90 Leaderboard

Komentet e Trump për vende “qenef”, OKB: raciste dhe të turpshme

Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka përshkruar si “raciste” komentet nga Presidenti i SHBA, Donald Trump për emigrantët nga Haiti dhe vendet afrikane.

“Nëse konfirmohet, këto janë komente tronditëse dhe të turpshme nga Presidenti amerikan”, tha zëdhënësi i UNHCR, Rupert Colville, pas dyshimeve se Trump ka përdorur një fjalor vulgar për Haitin dhe vendet afrikane.

Donald Trump argumenton se “një fjalor i tillë nuk është përdorur”.

“Fjalori i përdorur në takimin me përfaqësuesit e DACA ishte e ashpër, por nuk i kam përdorur fjalët që më janë referuar. Ajo që është vërtet e pafat, është sugjerimi i tyre i paarsyeshëm, një goditje e madhe për DACA!”, tha Trump në një cicërimë, raportoi AP.

“Nuk ka fjalë tjetër që mund të përdoret përveç ‘racist’. Ju nuk mund të quani vende dhe kontinente të tëra si ‘qenef’, popullata e të cilëve nuk janë të mirëpritur vetëm pse nuk janë ngyrë-bardhë”, tha Colville.

Trump bëri komente në një kohë kur senatorët demokratë dhe republikanë, Dick Durbin dhe Lindsay Graham, njoftuan presidentin për një projektligj të ri mbi emigracionin, të nxitur nga një grup senatorësh nga të dyja palët, duke cituar burime që kërkonin të mbeteshin anonim.

Bashkimi Afrikan tha se ishte “sinqerisht e shqetësuar” nga deklarata e Presidentit gjatë së cilës ai përdori një fjalor vulgar, kur pyeti se pse SHBA duhej të pranonte më shumë emigrantë nga vendet afrikane dhe Haiti.

“Duke pasur parasysh realitetin historik se sa afrikanë kanë arritur në Shtetet e Bashkuara si skllevër, kjo deklaratë është në kundërshtim me sjelljen dhe praktikën e pranuar. Kjo është veçanërisht e habitshme për shkak se Shtetet e Bashkuara mbeten një shembull global se si emigrimi ka lindur një vend të ndërtuar mbi vlera të forta të diversitetit dhe mundësive”, tha ajo zëdhënësja e Bashkimit Afrikan, Ebba Kalondo për AP.

Ajo shtoi se Bashkimi Afrikan beson se “një deklaratë e tillë dëmton vlerat globale të diversitetit, të drejtave të njeriut dhe mirëkuptimit të ndërsjellë që ne ndajmë”. /tesheshi.com/

 

 

Related posts