Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Kombet e Bashkuara: Koordinim global, në shmangie të një recesioni global

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres  tha se qeveritë botërore veprojnë kolektivisht për të parandaluar recesionin e ekonomisë botërore për shkak të përhapjes së koronavirusit.

“Përveç shkaktimit të një krize të shëndetit publik, virusi ka infektuar edhe ekonominë botërore,” shkroi Guterres në editorialin e të përditshmes portugeze Publico.

Përhapja e virusit ka prishur zinxhirin e furnizimit dhe ka shkaktuar një rënie të investimeve dhe konsumit, duke çuar në “një rrezik real dhe në rritje të recesionit në botë”, vazhdoi ish-kryeministri socialist portugez.

 “Asnjë vend nuk mund të luftojë vetëm. Më shumë se kurrë, qeveritë duhet të bashkëpunojnë dhe fuqizojnë ekonomitë, të rritin investimet publike, të promovojnë tregtinë dhe të mbështesin individët dhe komunitetet e prekur nga sëmundja,” theksoi ai.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) kohët e fundit ka paralajmëruar për ashpërsinë e një ngadalësimi në ekonominë globale për shkak të pandemisë së virusit, e cila varet nga kohëzgjatja e saj dhe reagimet e qeverive.

Ajo do të publikojë parashikimet e saj ekonomike në prill. /tesheshi.com/

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts