728 x 90 Leaderboard

Kolumbi: çfarë kanë bërë këta që detyrohen të lajnë dysheme?

Autoritetet në Bogota vendosën që të gjithë kontrabandistët në transportin e autobusëve (ata që i shmangen pagimit të biletës), duhet të ndëshkohen me punë të detyruar, duke pastruar pikërisht ambientet e një stacioni autobusësh .

Të martën, TransMilenio, një kompani transportuese e qytetit, postoi fotografinë e 50 kontrabandistëve që po lanin me leckë dyshemenë e stacionit.

Shumë njerëz kanë përshëndetur këtë lloj veprimi, por disa skeptikë dyshojnë në rezultate afatgjata.

Mospagimi i një bilete është një problem i madh në kryeqytetin kolumbian. Njerëzit gjejnë mënyra se si e si t’i shmangen pagimit të biletës, duke vënë në lojë dhe nderin e tyre.

Çmimi i biletës snë Bogota është pothuajse e barabartë me 1.50 euro. /tesheshi.com/

Related posts