GJEOPOLITIKË/ Kim Jong-un takohet me Putinin, por çfarë i lidh dy vendet?

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe Presidenti rus Vladimir Putin janë takuar sot në samitin e tyre të parë.

Të dy udhëheqësit shtrënguan duart në ishullin Russky afër qytetit Vladivostok, në lindje të Rusisë.

Kremlini tha se krerët do të diskutonin denuklearizimin, por Kim deklaroi se është duke kërkuar mbështetje pasi bisedimet me SHBA dështuan.

Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe Kim u takuan në Hanoi sivjet, por pa arritur ndonjë një marrëveshje.

“Shpresoj që gjatë bisedimeve me Presidentin e respektuar Putin do të jem në gjendje të diskutoj në mënyrë konkrete çështjet lidhur me zgjidhjen e situatës në gadishullin Korean dhe zhvillimin e marrëdhënieve tona bilaterale”, deklaroi para gazetarëve Kim Jong-un.

Sa të afërta janë Rusia dhe Koreja e Veriut?

Gjatë Luftës së Ftohtë, Bashkimi Sovjetik (nga të cilat shtete Rusia është kryesorja) mbajti lidhje të ngushta ushtarake dhe tregtare me aleatin e saj komunist, Korenë e Veriut, për arsye ideologjike dhe strategjike.

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, lidhjet tregtare me Rusinë postkomuniste u tkurrën dhe Koreja e Veriut u orientua drejt Kinës, si aleati kryesor i saj. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts