KFOR hyn në Veri për ushtrime, serbët i zë frika

KFOR konfirmoi të enjten se një konvoj me automjete po shkonte në veri të Kosovës, por shtoi se ishte një ushtrim i rregullt pas lidhje me aktin e pritshëm të formimit të ushtrisë së Kosoëvs.

“KFOR po kryen aktivitete të rregullta trajnuese për të testuar gadishmërinë dhe vendosjen shpejt në të gjithë Kosovën në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së. Konvojet u zhvendosën dje në drejtim të Prizrenit dhe sot drejt veriut të Kosovës”, thuhet nga KFOR

Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso tha se kjo është një praktikë normale, e cila që nga e mërkura po aplikohet në tërë Kosovën në disa drejtime – edhe në perëndim dhe lindje të vendit.

“Për shembull, dje (e mërkurë) Njësitë e KFOR-it shkuan nga Ferizaj për në Prizren dhe, praktikisht, askush nuk e vuri re”, tha Grasso.

Ai shtoi se “nuk ka asnjë objektiv të veçantë” dhe se është një ushtrim i njësive që do të kthehen në kampet e tyre pas përfundimit.

Një lloj tendosjeje thekson se Grasso “mohon akuzat e Tanjugut se KFOR-i po mban pajisje kufizuese kufitare”.

Media serbe dha lajmin se më shumë se 45 automjete të KFOR-it po hyjnë në Veriun e Kosovës, duke e trasmetuar si diçka të ankthshme që ka lidhje me formimin e ushtrisë, siç është planifikuar për të premten. Sipas medias së Beogradit, është fjala për një “bllokadë në kufi”, por forca shumëkombëshet e mohon këtë gjë. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts